• |
ide | kryesore

Negociatat për detin, Basha: Rama fsheh dështimin dhe mashtron shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë. Basha e konsideroi si dështimin më të madh të kryeministrit Edi Rama në fushën e politikës së jashtme, ndërsa shtoi se Partia Demokratike i ka drejtuar disa pyetje por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

“Marrëveshja e 2009 ka rënë dhe Partia Demokratike i qëndron vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë e kam bërë të ditur edhe gjatë takimit me ministrin e jashtëm grek kur ai ishte në Tiranë. Në atë kohë nuk ishte shpallur distancë prej 12 miljesh, ishim akoma në kushtet e distancës prej 6 miljeve. Partia Demokratike i përmbahet pikëpamjes që gjatë kohës së vazhdimi të negociatave nuk mund të ketë një ndryshim të njëanshëm nga njëra palë të kushteve të negociatave.

Sigurisht këtu përgjegjësia kryesore këtu është e Edi Ramës. Ky është dështimi dhe mashtrimi i radhës në fushën diplomatike. A nuk ishte ky që na tha para disa vitesh që ishte afër një marrëveshje me Greqinë. Ju të gjithë e dini, shqiptarët e mbajnë mend takimet e shumta që bënin me ministrat e jashtëm me kryeministrat sa në Tiranë sa në Korçë, sa në Athinë a kudo tjetër, jemi afër marrëveshjes, jemi afër marrëveshjes. Çfarë ndodhi? Çfarë ndodhi, nga jemi afër marrëveshjes tek ndryshimi kushteve tashmë me shpalljen e Greqisë të 12 miljeve.

Prandaj për këtë arsye i kemi drejtuar këto pyetje qeverisë të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. Ky edhe një herë po e përsëris është mashtrimi dhe dështimi i radhës në rrafshin diplomatik pas dështimit katastrofik dhe gënjeshtrave për hapjen e negociatave” – tha Basha në një intervistë për Syri Tv. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. DREJTUAR KRYEMINISTRIT

    @ [TIMONIER shkurt TIMI]

    KAM VETËM 3 PYETJE PËR TY:

    1-Pse Greqia zgjerohet me dekret vetem ne Detin Jon, por nuk zgjerohet ne Detin Egje?

    2-Sqaro shqiptaret se ku u zgjerua konkretisht Greqia 12 milje ne Detin Jon,
    a) Nga Toka Kontinentale e saj, pra 12 milje nga bregdeti i Igumenicës?
    b) Nga pjesa ishullore e saj, pra 12 milje nga ishulli i Korfuzit?
    c) Nga pjesezat, pra 12 milje nga mikroishujt?

    3-Pse nuk ke shkuar akoma dhe nuk shkon ne Gjykata Nderkombetare per probleme te medha dhe te vjetra Shqiptaro –Greke te shekujve XIX dhe XX; pse çon ne Gjykate Nderkombetare dhe ve ne diskutim Kufirin Detar Shqiptaro –Grek i cili eshte i percaktuar dhe ratifikuar me Protokolle Nderkombetare; pse nxiton sipas axhendes greke te çosh ne Gjykate Nderkombetare gjithashtu çeshtjen e re (zee) qe eshte nje çeshtje e shekullit te XXI, aspak urgjente per Shqiperine?

    PËRGJIGJU TIMI PËRGJIGJU.
    TË SHOHIN SHQIPTARËT SE TI S’DI APO S’DO.

    1. Mos u lodh kot. Me te mirë Sorosiani nuk përgjigjet, por zbaton deri në fund urdhrat sipas axhendës të kalendrave greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *