• |
ide | kryesore

Santos rrëzon rekordin e thyer nga Messi: “Duan ti eleminojnë, por Pelé ka shënuar 1.091 gola”

-Instant, Sport



Falë golit të shënuar ndaj Valladolid, Lionel Messi firmosi golin numër 644 në karrierën e tij në blaugrana, duke kaluar Pelé në klasifikimin e sulmuesve të të gjithë kohëve që kanë realizuar më shumë gola me vetëm një skuadër. Por Santos nuk e pranon dhe e konteston zyrtarisht rekordin e Pleshtit. Sipas klubit brazilian, 644 golat e Messit janë në fakt vite dritë larg nga realizimet e Pelé, që bashkë me golat e shënuara në miqësore ka totalizuar kuotën 1.091.

“448 gola që sot tentojnë ti eleminojnë, janë realizuar kundër klubeve kryesore e skuadrave të sezonit – ka shpjeguar Fernando Ribeiro, i Shoqatës së kërkimeve historike të Santos -. América (Meksikë) e Colo Colo (Kili) kanë pësuar 9 gola secili nga Pelé. Inter, një nga skuadrat kryesore europiane në vitet ’60, ka pësuar 8 gola të tjerë nga O’Rey”.

“Lista është e jashtëzakonshme me pjesëmarrës të kalibrit të River Plate, Boca Juniors, Racing, Universidad de Chile, Real Madrid, Juventus, Lazio, Napoli, Benfica e Anderlecht – vazhdoi ai, duke pretenduar se rekordi i Pelè është i paarritshëm -. Edhe vetë Barcellona, ku luan Messi, ka qenë viktimë e Pelé: katër gola, të shënuara në katër ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *