• |
ide | kryesore

SHBA dhe BE përshendesin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por “harrojnë” si u anashkalua ligji

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë qenë të menjëhershme reagimet e SHBA dhe BE pas emërimit të Sonila Bejtes si anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja amerikane në Tiranë Juri Kim tha se tashmë duhet punuar që të plotësohen edhe vendet e tjera vakante.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, kushteve të BE-së dhe kërkesave popullit shqiptar, Presidenca, Parlamenti & KED bënë funksionale Gjykatën Kushtetuese përpara datës 31 dhjetor.

Presidentit, parlamentit dhe KED u takon merita për arritjen e kuorumit me 1 më shumë, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë edhe në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes së detyrës në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, siç i shkon përshtat vendit aleat të NATO-s dhe aspirant në BE” – shkroi Kim në Twitter.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian tha se ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sot presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës”, – shkruan Soreca.

Ajo që diplomatët “harrojnë” është se vendet e fundit vakante u plotësuan duke shkelur ligjin pasi ai përcakton që çdo vend vakant duhet të ketë 3 kandidatë gjë që nuk ndodhi dhe në shumicën e rasteve ishin 1 kandidat i vetëm për 1 post pa mundesi zgjedhje për Presidentin apo Parlamentin. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Analiza/Yuri Kim shpall “lajm të madh” provën e dështimit të reformës në drejtësi

Emrat e gjykatësve/ Kush i kontrollon balancat në Gjykatën Kushtetuese

 



10 Comments

  1. Jo vetem qe eshte shkelur ligji e nuk ka pasur perzgjedhje, por edhe cilesia e anetareve te rinj le shume per te deshiruar. Ky vend po shkon nga nje e keqe tek nje tjeter me e madhe

  2. Le te bejne nje sondazh real sa e besueshme eshte kjo gjykate. Jam i bindur se as 5 perqind e

    popullsise nuk beson ne neutralitetin dhe objektivitetin e kesaj gjykate dhe te krejt sistemit

    te drejtesise se kapur plotesisht nga rilindja. ne shpejt do te jemi deshmitar se kjo gjykate

    do te jete thjesht nje notere e ligjeve dhe vendimeve te mazhorances. Prova e vertete do

    te jete qendrimi ndaj ligjeshmerise se zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit. Apo ndoshta do

    te shpall inkomtetencen sic beri SPAK me dosjen 184.

  3. Çdo gjyq ka gjithmnë dy palë. Vetëm ky gjyq ka tre palë. Dy palë janë me qëndrimin grek dhe një me atë shqiptarë. Pra kemi qeverinë greke dhe Sali Berishën e Ilir Metën, që do mbrojnë Marrëveshjen e 2009 dhe qeverinë shqiptare që do një interpretim të ri.

    Tani ne duhet të presm se kush do fitoj, aleanca e qeverisë Greke me Berishën dhe Metën, apo versioni i qeverisë shqiptare.

    Eshtë pak ironike, por kushdo që të fitoj një palë shqiptare ka për të fituar, ose qeveria që kërkon pak më shumë det, ose Berisha e Meta me qevernë greke që duan atë det që na la Marrëveshja e 2009.

    Hajt me fat, se barazimin e kemi në xhep. Në atë xhep ku mban qeveria greke marrëveshjen e Berishës e Metës,vete pd e lulzimes ka pranuar qe bene gabim te madh qe nuk u futen ne zgjedhjet e 2019 ti more dobici likes mendon njelloj si floriri ilir

  4. Duhet te qartesohet identifikimi se, SHBA-ja dhe BE-ja, nuk jane perfaqesuesit e mesiperm (edhe-pse Ato e kane vertete ate emer si perfaqesues), gje e cila eshte e provuar dhe, nuk po shkoj me tutje… (USA nuk eshte as Presidenti…. etj etj) …
    Ato jane te detyruar te dalin sa here … sepse, me se pari mbrojne veten e tyre ne kete paligjshmeri qe kane krijuar kry e fund te te ashtuquajtures reformim ne Drejtesi…
    Ato jane ideatoret etj…
    Nese do te kishte sado pak Drejtesi, Ajo duhet te filloje nga perfaqesuesit e mesiperm, te cilet krijojne ne çdo moment qe flasin e veprojne incidente diplomatike… dhe, direkt pas tyre nenshkruesit e akteve perkatese (sipas rradhes) qe, kane derguar ne ato vende pune gjyqtaret qe, kane shkuar ne ate Gjykate, haptazi kunder legjislacionit…
    GjK-ja (e kemi cituar vazhdimisht) eshte Gjykata Popullore e Pushtetit Politik (ne rregull jane me kete Gjykate edhe perfaqesuesit e mesiperm)….
    Akrobacira per Shqiptare…
    Turpi….

  5. Armiqte tane na kane hale ne si. Ata na kane ne grike te pushkes. Por ne u themi atire se ju kemi ne grike te topit!
    Liri- Demokraci, Parti-Sali me ty gjithnji, urrrrrrrrraaaaaaa

  6. Kush pyet per ligjin!!!??? Mjafton qe Ambasadorja e Rilindjes se Krimit te kete nje mundesi tu hedh hi ne sy shqiptareve: ne vazhdim te te famshit Lu i cili ideoi , kjo e fundit zbatoi dhe ndihmoi me te gjitha mundesite qe per 3 vite Krimi i Rilindjes te shinte lame ne kurrizin e shqiptareve. Tani tu jep edhe mundesine e nje alibie: Shqiperia ka nje Gjykate Kushtetuese. Nuk ka rendesi si e sa eshte krijuar kjo gjykate, rendesi ka qe Krimi i Rilindjes te kete nje alibi: edhe Gjykaten qe kerkuat e keni, tani perseri do te na lejoni ne ti vjedhim sa te duam zgjedhjet. Bravo zoterinjeve ambasadore te Krimit te Rilindjes apo te Rilindjes se Krimit!

  7. Mashtruesja dhe hipokritja Juri Kim bashke me ambasadorin Soreka bejne deklarata koti pa asnje vlere nxisin organet gygjesore te bejne veprime te paligjshmedhe pastaj behet nje rremuje qe nuk ka njeri qe qe e zgjidh .Pasi lane pa gjykate 3 vite nxitohen ta plotesojne jashte rregullave

  8. Juri dhe Luigi jane te gezuar meritojne nje shperblim nga SHBA dhe BE, mjer ne shqiptaret qe mbetemi aty ku ishim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *