• |
ide | kryesore

Shkarkimi i papritur i dhuron Tuchel 7 milionë euro: akord për dëmshpërblimin, rrugë e lirë për Pochettino

-Instant, Sport



Mauricio Pochettino pret momentin për tu akomoduar në pankinën e Paris Saint Germain dhe pritja duket se nuk do të jetë shumë e gjatë. Sipas “L’Equipe”, klubi francez ka gjetur një akord me Thomas Tuchel, të shkarkuar në vigjilje të Krishtlindjes, për të zgjidhur kontratën që do të përfundonte në fund të këtij sezoni.

Tekniku gjerman do të përfitojë një dëmshpërblim mes 6 e 7 milionë euro, duke hequr dorë nga bonusi që do mund të merrte. Tani i takon Pochettinos: që nuk ka një skuadër që kur u largua nga Tottenham në nëntor 2019. Tekniku argjentinas e ka arritur akordin me kampionët e Francës, por duhet të presë që klubi të clirohet nga detyrimet kunddrejt Tuchel, për të marrë drejtimin e PSG në gjysmën e dytë të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *