• |
ide | kryesore

Vatër infeksionesh Covid tek City: shtyhet ndeshja e Premier League me Everton

-Instant, F1, Sport



Vatër e Covid-19 tek Manchester City. Ja përse nuk do të luhet sfida e Premier League, e programuar për mbrëmjen e sotme në orën 21, mes Everton të Ancelottit e skuadrës së Guardiolas. Ndeshja është shtyrë, si ka bërë të ditur vetë City në një komunikatë për shtyp. Nga tamponet e fundit të kryera mes Citizens janë shfaqur raste të reja, përvec atyre që ishin regjistruar ditën e Krishtlindjes.

Në vigjilje të sfidës kundër Newcastle u gjetën pozitivë me Covid-19 Gabriel Jesus e Kyle Walker. Këtyre tani i janë shtuar edhe tre lojtarë të tjerë përvec dy anëtarëve të stafit (në total janë katër në staf). City i ka kërkuar Everton mundësinë për të shtyrë ndeshjen e klubi i Ancelotti ka dhënë përgjigje pozitive. E kështu Premier vendosi të shtyjë ndeshjen për një datë ende për tu vendosur. Bëhet fjalë për ndeshjen e dytë të Premier League që shtyhet në këtë sezon për shkak të Covid-19 pas ndeshjes së fillimit të dhjetorit mes Neëcastle e Aston Villa.

“Ishte rreziku që virusi mund të shpërndahet më tej në skuadër, staf e me shumë mundësi edhe përtej – lexohet në komunikatën e City – Në bazë të të dhënave të mjekëve, Premier League, pasi u konsultua me të dy klubet, ka vendosur të shtjë ndeshjen”. Të gjithë pozitivët janë në “auto-izolim konform me protokollin e kuarantinës së parashikuar nga Premier e nga qeveria britanike – shpjegon City – Fusha e stërvitjes së skuadrës së parë do të mbyllet për një periudhë të pacaktuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *