• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea tradhëtohet nga Fair Play i munguar i Aston Villa: tërbohet Lampard

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 16 të Premier League (pa Everton-Manchester City, të shtyrë për shkak të Covid), Chelsea barazon 1-1 me Aston Villa: Giroud kalon në avantazh Blues në të 34’, El Ghazi barazon në minutën e 50’. Gjithnjë në Londër, por në Selhurst Park, përfundon me të njëjtin rezultat sfida mes Crystal Palace e Leicester: Barnes barazon në të 83’ golin e shënuar në të 58’ nga Zaha. Për Foxes keqardhja e një penalltie të gabuar nga Iheanacho të të 19’.

Blues në kërkim të vazhdimësisë pas një periudhe me më shumë ulje se ngritje, u përplasën me Villans, me plot moral pas tre golave të shënuara ndaj West Bromwich e Crystal Palace. Rezultati: një ndeshje me ritëm, e pëlqyeshme e plot raste shënimi, sidomos në pjesën e dytë, edhe pse duartrokitjet nuk korresponduan me tre pikën për asnjë nga dy formacionet.

Chelsea dominoi territorialisht pjesën e parë dhe në minutën e 34 mori avantazhin me golin e të përhershimit Giroud: krosim në gjysëm lartësi i Chilwell dhe francezi ulet për të goditur topin me kokë, duke mposhtur Emiliano Martinez. Në dhomat e zhveshjes të besuarit e Dean Smith riorganizojnë idetë e që në të 50’ gjejnë aksionin e duhur për barazimin: shënoi El Ghazi, me një konkluzion fluturimthi në pasimin e Matty Cash, që gjeti të papërgatitur Mendy.

Protesta të Lampard e të tijve: aksioni nis me Christensen në tokë për një kontrast me Grealish, e Blues që i kërkonin kundërshtarëve të tyre të nxirrnin topin jashtë për të lejuar hyrjen në fushë të stafit mjekësor. Ndeshja pati edhe të tjera momente pikante: në të 65’ anullohet goli i Azpilicueta në zhvillimet e një goditje standarde, për pozicion jashtë loje të Pulisic, e tre minuta më pas McGinn goditi traversën nga distanca. Të dy skuadrat ngjiten në kuotën e 26 pikëve, duke arritur Tottenham e Manchester City në grupin e ngjeshur të të pestave në klasifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *