• |
ide | kryesore

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Mendimi i ekspertëve: A cënohet Shqipëria?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama ka sulmuar këdo që është shprehur kundër zgjerimit të Greqisë me 12 milje në Jon. Kryeministri i Shqipërisë përsërit prej ditësh se kjo nuk ka asnjë lidhje me zonën e kontestuar detare mes dy vendeve. Me këtë qëndrim, Rama lë të kuptohet se 12 miljet nuk do të jenë pjesë e çështjeve që do të shqyrtohen në Hagë nga gjykata ndërkombëtare. Për këdo që ka e kundërshtuar, kryeministri ka lëshuar sharje dhe etiketime të tilla si “llumi i shqiptarisë”, “të paudhët”, “llum nacional folklorik”, “shpifje”, “dokrra”, “batak ligësie dhe injorancë”.

Por disa ekspertë të çështjes janë shprehur, që kur autoritetet greke shpallën synimet për zgjerim me 12 milje. Lapsi.al ka bërë një përmbledhje të qëndrimeve të tyre, në pjesën që fokusohet në faktin se zgjerimi i Greqisë me 12 milje, e prek Shqipërinë, apo është një çështje që nuk ka të bëjë fare me kufirin tonë detar dhe po përdoret nga Athina, thjesht si shembull për t’iu kundërvënë Ankarasë.

I konsideruar disa herë si një “patriot” nga kryeministri Rama, Koloneli në lirim, Myslim Pashaj, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë është shprehur pak ditë me parë në një intervistë për Panorama për zgjerimin e Greqisë me 12 milje. Sipas tij, lëvizja e Greqisë jo vetëm është e padrejtë, por në kushtet kur nuk është përcaktuar deti territorial apo Zona Ekskluzive Ekonomike e Shqipërisë, ai flet për “pushtim”.

“Greqia dhe Shqipëria ndonëse e pranojnë se Ligji Ndërkombëtar e lejon zgjerimin në 12 milje, por ama, nuk mund të shtrihesh më tej, pasi deti nuk është ndarë. Të dy shtetet nuk e dinë se ku i kanë detet territoriale, se ku kanë detet e puqur, tej detit territorial. Ajo më kryesorja se ku ndodhet hapësira ekonomike ekskluzive! Nëse Greqia në mendje të saj, vepron, siç thuhet në vendimin e fundit, ajo në fakt “pushton hapësira detare që mund t’i takojnë Shqipërisë”, të cilat nuk i njeh, nëse i takojnë apo jo.  Të gjithë e dimë vendimin e qeverisë Shqiptare dhe asaj të Greqisë, të cilat “e dorëzuan detin në dorën e Gjykatës së Hagës”. Kjo e ka bërë çështjen akoma dhe më komplekse. Veç kësaj, në këtë turbullirë dhe tymnajë detare, vendimi i qeverisë së Greqisë ka rastin që të përfitojë, në shtrirje dhe zgjerim të 12 miljeve detare. Një hap i tillë nuk duhet të lejohet, se më vonë, nuk zgjidhet aq kollaj, e nuk dihet se sa kohë do të dojë. Urgjentisht duhet të thirret një Forum Gjeoshkencor dhe Juridik i së Drejtës Detare Ndërkombëtare, nga institucione shqiptare, që tërë këtyre problemeve t’u japë qartësinë e duhur.

Vladimir Beja, ish-Komandanti i Flotës Detare shqiptare dhe kryetar i grupit të ekspertëve në ndarjen e detit me Italinë, në një intervistë për Syri TV, ka komentuar dekretimin e qeverisë greke për t’u shtrirë 12 milje në ujërat territoriale shqiptare. Beja kujton se mbështetja që Rama i dha Greqisë qëndron në kontrast nga vërejtjet që ka marrë ky shtet nga OKB.

“Qëndrimi që mbajti nga pala greke për deklarimin 12 milje, nuk u mbështet as nga OKB, ku vetë Sekretari i Përgjithshëm i bëri vërejtje. Në një kohë që kryeministri i vendit tim jo vetëm e pranon këtë vendim, por edhe e justifkon me gjëra që për mua si ekspert me duken sa naïve aq edhe fëminore.

Edhe deklarata e Ramës që kalimi 12 milje është bërë në vitin 1990 nuk është e vërtetë. Shqipëria për herë të parë kalimin 12 milje e bëri në vitin 1961 Pas asaj, duke patur parasysh se ne i ndiqnim konventat ndërkombëtare, Shqipëria deri në vitin 1986 ka pasur ekspertët e saj specialë në OKB. Në vitin 1990 Shqipëria nuk kaloi për herë të parë kaloi në 12 milje, por nga deti territorial 15 milje kaloi në 12 milje, pra u tërhoq.

Kurse Greqia ka një fenomen interesant. Greqia është një superfuqi detare. Do të ishte e para nga gjithë vendet e botës, që nuk e kanë ndryshuar detin që nga viti 1936, që do ta bënte një gjë të tillë. Kanë tentuar 2-3 herë të zgjerohet dhe është kthyer pas, edhe sepse nuk e kanë lanë as SHBA, as OKB. Ky është një vendim arrogant dhe prepotent i Greqisë.

Që pas kulaçit të ofertës që donte t’u bënte qeverisë shqiptare që shqiptarët nuk do t’i rezistonin, tani thotë nuk deshe me 6 milje, ok merre tani me 12 milje. Ministria e Jashtme duhet të marrë një informacion të detajuar, një deklaratë zyrtare, hartën përkatëse. Çdo ligj i kufirit të vendit është i detyruar të shoqërohet me hartë Kryeministri im tha që nuk do zgjerohet nga deti Jon, kryeminisrri grek tha duke filluar nga veriu i ishujve tanë në Jon. I kërkoj kryeministrit dhe ministrisë së Jashtme të kërkojën ligjin që është miratuar, ku është bërë zgjerimi, është bërë apo jo zgjerimi.
Në deklaratën time, çdo zgjatje e detit territorial grek nga 6 deri në 12 milje, në ishujt Othinoi, është uzurpim i ujërave territoriale shqiptare. Qëndrimi im personal është presioni i Greqisë për hapjen e negociatave me BE”.

Në gusht të këtij viti, kur nga qeveria greke u përsëritën deklaratat për zgjerimin me 12 milje, diplomati Shaban Murati u shpreh se kjo lëvizje kishte lidhje direkt me Shqipërinë dhe e quajti “servile” deklaratat që e përkrahën planin grek.

“As qeveria e Italisë, shteti që ndan me Greqinë detin Jon, as qeveria e Egjiptit, dhe asnjë qeveri e një shteti tjetër të Mesdheut, qofshin edhe anëtare të BE, nuk dolën dhe nuk folën në përkrahje të planit të ri të kryeministrit grek të shpallur në 26 gusht për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon. Vetëm Tirana zyrtare në mënyrën më të habitshme servile bëri deklaratë zyrtare në përkrahje të planit grek të zgjerimit të ujrave territoriale greke në detin Jon.
Nëse zgjerimi i detit territorial grek në detin Jon nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe nëse është thjesht çështje e brendshme greke, asnjë logjikë diplomatike dhe shtetërore nuk e pranon që Tirana zyrtare duhej të duartrokiste planin e ri grek.

As qeveria shqiptare, as diplomacia shqiptare dhe gjithë skota politike filogreke në Tiranë, që brofën në përkrahje të planit të Athinës për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon në 12 milje, nuk bëjnë dhe nuk i japin dot përgjigje pyetjes së thjeshtë:

“Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”.

Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon nuk ka asnjë lidhje as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Italinë dhe as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Egjiptin. Italia dhe Egjipti janë qindra kilometra larg brigjeve greke. Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon ka lidhje vetëm me Shqipërinë”, tha Murati.

Në shtator, pikërisht pas deklaratave që vinin nga Greqia, reagoi edhe Profesori i të Drejtës ndërkombëtare dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ai tha se zgjerimi me 12 milje nuk mund të shtrijë efektet në mënyrë të njëanshme mbi ishujt apo masat shkëmbore.

“Unë mendoj që në rastin konkret thjesht shprehet një aspiratë, një dëshirë e Greqisë për t’i zgjeruar, por sigurisht në mënyrë të njëanshme ajo nuk mund të deklarojë shtrirjen e efekteve të ishujve apo masave shkëmbore, deri në 12 milje detare, pa u marrë vesh me shtetet me të cilat ajo i ndan ato, sepse bie në kundërshtim me normat e së Drejtës ndërkombëtare, me Kartën e organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me vetë Konventën e Tretë mbi të Drejtën e Detit. Sepse çfarë do të ndodhë sikur të njejtën gjë ta bënim edhe ne dhe vendet e tjera, t’i deklarojnë në mënyrë të njëanshme, pa u marrë vesh, sepse ne nuk jemi në një oqean ku nuk kemi asnjë shtet përballë apo bashkangjitur.

Prandaj më lini të sqaroj, në rastin konkret, bëhet fjalë për një nismë apo aksion diplomatik të palës greke, i cili për mendimin tim, duhet të përshëndetet, sepse synon që Greqia të përcaktojë Zonën Ekonomike Ekskluzive, është një nga hapësirat detare, përveç shelfit kontinental, ujërave territoriale, e me radhë, që ajo ndan me shtetet përreth. Ka përfunduar marrëveshje me Libinë, Egjiptin, Italinë e tani synon, me sa jam në dijeni, që ta përfundojë një gjë të tillë dhe me Shqipërinë dhe vendet e tjera, përfshi këtu, sipas njoftimeve në shtyp, dhe me Turqinë, ku janë probleme më të mëdha, me Mesdheun lindor. Prandaj, sigurisht, në mënyrë të njëanshme nuk mund të bëhen, por përmes dialogut ose përmes vendimeve të mekanizmave ndërkombëtarë” u shpreh Zaganjori.

Historiani Pëllumb Xhufi thotë se ka një arsye se përse Greqisë i është caktuar një shtrirje prej 6 miljesh në det dhe jo 12 milje, megjithatë ai shprehet se ka një kakofoni dhe dekreti presidencial i Greqisë nuk ka të bëjë me zgjerimin deri në 12 milje në det.

“Ka mungesë informacioni. Duhet të kishte një informim më të qartë të publikut për të mos krijuar kakofoni. E vetmja qartësi është vendimi për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Çdo gjë tjetër, përcaktimi i zonave ekskluzive ekonomike do të bëhet pas përcaktimit të kufirit mes dy vendeve, për të cilin është rënë dakord që të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare. Për sa kohë nuk kemi të përcaktuar kufirin, nuk mund të japim gjykime. Të mos harrojmë se faktori ndërkombëtar i ka përcaktuar Greqisë shtrirje 6 milje dhe kjo e ka një arsye të fortë që lidhet me afërsinë e ishujve të saj me Turqinë, por dhe me Shqipërinë.

Fakti që maxhoranca i ka rezistuar presionit të Greqisë për 7 vjet pa arritur të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje dhe jo si Berisha që e solli në një kohë rekord marrëveshjen e 2009, tregon për një qëndrueshmëri të Kryeministrit dhe një koherencë dhe me qëndrimin e mbajtur atëherë, kur Basha dhe Bakojanis nënshkruajtën. Ligji bën fjalë për mbylljen e gjireve të brendshme dhe heqjen e vijave të drejta, nga ishujt e Jonit e deri në Peloponez. S’bëhet fjalë për shtrirje të kufirit detar në 12 milje.

Mbylljen e gjireve dhe heqjen e vijës së drejtë e bënte ligji ynë i kufirit i vitit 2001, të cilin ishKryeministri Berisha e abrogoi në 2008 për t’u mundësuar grekëve gllabërimin e Kanalit të Korfuzit, deri 700 metra afër Ksamilit. Mbyllja e gjireve dhe heqja e vijave të drejta parashikohet nga Konventa e Montegobayt, por kur gjiret janë mjaftueshëm të thellë”, thotë Xhufi.

Ksenofon Krisafi, profesor i të drejtës ndërkombëtare thotë se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar nga synimi i Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje. Duke komentuar mbi zërat dhe deklaratat nga Greqia për “12 milje zgjerim” në detin Jon, Prof. Ksenofon Krisafi, ne nje interviste per gazeten Dita ka deklaruar se nuk ka asgjë për t’u alarmuar.

“Ju më pyesni, a duhet të shqetësohemi. Jo. Nuk duhet të shqetësohemi. Mos u shqetësoni dhe mos u frikësoni! Ndoshta pamjet që vijnë nga ekranet e kanaleve të ndryshme televizive janë realisht të frikshme, por është dëshira e kujtdoqoftë, e popujve që aspirojnë paqen e mirëkuptimin që arsyeja të dominojë emocionet. Politika e të dy miqve tanë do të ketë urtësinë t’i kthehet sa më parë tryezës së negociatave, për gjetjen e zgjidhjeve që janë në interes të të dy vendeve”.
Profesori shprehet besimplote se situata në Egje “do të qetësohet dhe vizita e Dendias në Tiranë do të jetë e suksesshme. Ështe alogjike dhe absurditet i padiskutueshem qe te mendosh se Greqia do ta shtrije gjeresine e ujrave territoriale nga bregu i Korfuzit ne drejtim te Sarandes ne 12 milje detare.

Së pari nuk ka hapesire te mjaftueshme per kete gjeresi. Se dyti, ne baze te nenit te lartpermendur te Konventes per te drejten e detit, kete te drejte e ka ne te njejten mase edhe Shqiperia. Sipas kesaj logjike te ketyre “specialisteve per gjithecka” nuk del llogaria, sepse greket do te duhet te dalin disa km mbi kodrat e Sarandes, kurse shqiptaret do te kapercenin diku nga mesi i territorit tokesor te ishullit te Korfuzit” – thotë profesor Krisafi.



8 Comments

  1. DREJTUAR KRYEMINISTRIT.

    @ [TIMONIER shkurt TIMI]

    KAM VETËM 3 PYETJE PËR TY:

    1-Pse Greqia zgjerohet me dekret vetem ne Detin Jon, por nuk zgjerohet ne Detin Egje?

    2-Sqaro shqiptaret se ku u zgjerua konkretisht Greqia 12 milje ne Detin Jon,
    a) Nga Toka Kontinentale e saj, pra 12 milje nga bregdeti i Igumenicës?
    b) Nga pjesa ishullore e saj, pra 12 milje nga ishulli i Korfuzit?
    c) Nga pjesezat, pra 12 milje nga mikroishujt?

    3-Pse nuk ke shkuar akoma dhe nuk shkon ne Gjykata Nderkombetare per probleme te medha dhe te vjetra Shqiptaro –Greke te shekujve XIX dhe XX; pse çon ne Gjykate Nderkombetare dhe ve ne diskutim Kufirin Detar Shqiptaro –Grek i cili eshte i percaktuar dhe ratifikuar me Protokolle Nderkombetare; pse nxiton sipas axhendes greke te çosh ne Gjykate Nderkombetare gjithashtu çeshtjen e re (zee) qe eshte nje çeshtje e shekullit te XXI, aspak urgjente per Shqiperine?

    PËRGJIGJU TIMI PËRGJIGJU.
    TË SHOHIN SHQIPTARËT SE TI S’DI APO S’DO.

  2. Ne kete afere te madhe misterioze ku tentohet te cenohet sovraniteti kombetar, nuk shoh te perfshihen profesoret e Gjeografise, qe besoj se jane nder njerezit ma kopetent per kete problem!

  3. Ku jane? Te dalin legenat e te flasin. Turp ta marrin detin graqiret. Apo edhe keta graqira jane. Po ky gjinushi ku po ha mut?

  4. Popull duhet hapur syt sapo te vijn keta zgjedhjet e leshit sepse duhet futur ne burg ky plera e Surrelit sepse c do min qe kalon ky drogmen vetem zi sjell ne kete vend.

  5. Ky individi qe une nuk i permend as emrin,nuk u be kurr piktor e as sportist.para nje viti mbaroi specializimin si epidemiolog.tani eshte ne mbarim te Akademis Detare edhe pse nuk di not akoma.ka mbaruar per Histori,gjuhe letersi,drogeri,hajdutri,Sorrosi.ka mbaruar ne 1988shkollen te spitali psikoatrik.iu sqaron ky problemin e detit se e njeh shume mire.ha ha ha ha!!!!

  6. Bashke me cenimin e Shqiperise, po behet dhe cenimi i Qeverise!
    Pasi e bija e Linda Rames heq “ambasadat” me Gent Cacen, ky i fundit shkelmohet nga qeveria! Ne vent te KAKES Gent vjen si Minister i Jashtem Bajga e Rames dora vete Olta Xhacka ish- e reja e Shemsie Kadrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *