• |
ide | kryesore

Fundi i fabulës me racizmin antikosovar

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Nga qeveria u largua dhe ministri i dytë i ardhur nga Prishtina, Gent Cakaj, duke i dhënë fund një eksperimenti të dështuar për integrimin e shqiptarëve të Kosovës në kabinetin e Tiranës. 


Fiks dy vjet pas emërimit të tyre, në dhjetor 2018, ata rezultuan të panevojshëm në pragun e fushatës elektorale që po afrohet. 


Po të lexohet me kujdes edhe dorëheqja e Cakajt edhe ajo e Shahinit, në të dyja rastet, jepet si motiv moskandidimi në zgjedhje. 

Lexo me tej:

Komenti/ Ikën dhe Cakaj. Rama formaton qeverinë në funksion të zgjedhjeve

Pra është e qartë edhe njëherë se as emërimi, as qëndrimi dy vjeçar dhe as largimi nuk kishte lidhje me ekspertizën, aftësinë dhe kontributin e tyre personal në dikasteret që drejtuan. Ata liruan vendet pasi nuk i shërbenin dot aq sa duhet interesave elektorale të rilindjes, ashtu sikurse u afruan për qëllimet e pastra politike të Edi Ramës.

Kush e mban mend kontekstin, që ripërtëriu një traditë të ndërprerë që prej kohës së qeverive kuislinge të luftës së dytë botërore, e ka më të lehtë të kuptojë se përse Genti dhe Besa u parashutuan në Tiranë. Ishte periudha që Rama u shpreh për herë të parë nga foltorja e kuvendit të Prishtinës për një president të përbashkët mes dy vendeve. Ishte periudha kur gjatë një interviste në Ulqin edhe Thaçi edhe kryeministri ynë, guxuan të hedhin idenë e hapave unilateralë, nëse BE nuk nga jep mundësinë e një bashkimi brenda unionit. 

Të gjitha këto provokime dhe sinjale ishin në kuadër të një projekti më të madh: atij të hartuar mes Vuçiçit, Thaçit dhe Ramës për të copëtuar territorin e Kosovës, duke e ndarë atë në një të ardhme, mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo lojë me harta, edhe Tiranës i jepte mundësnë të valviste flamujt e patriotizmit të rremë të bashkimit edhe Beogradin e çlironte nga pesha e pamundur e njohjes së një Kosove të pavaruar.

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Ka shumë indicie, deklarata dhe pohime se Edi Rama i shërbeu kësaj ideje. Emërimi i Gent Cakajt dhe Besa Shahinit u bë vetëm tre muaj pasi Hashim Thaçi e artikuloi atë me zë të lartë (gusht 2018).

Vetëm pas këtij parashtrimi mund të kuptohet më lehtë, polemika që shpërtheu pas deklaratave të ministres së arsimit në ikje, e cila foli për nota racizmi antikosovar në shoqërinë shqiptare. Kjo tezë e fortë, që e ndau debatin publik në dysh, duke u mbështetur edhe nga të tjerë, nisej nga premisa se sulmet ndaj dy ministrave të rinj nga Prishtina kishin në embrion elementë të anti kosovarizmit.

Deklarata e fortë e Besa Shahinit për racizëm ndaj kosovarëve në Shqipëri

Në fakt, flurudha e tyre e shpejtë në politikën e Tiranës tregoi se kjo tezë nuk qëndronte.

Nëse është e vërtetë se Besa Shahini dhe Gent Cakaj mbetën si mish i huaj për socialistët apo nuk u pranuan prej tyre, nëse u akuzuan dhe anatemuan ndoshta më shumë se ç’e meritonin, kjo vështirë të ketë pasur lidhje me origjinën prej nga vinin.

Refuzimi ndaj tyre, sipas të gjitha gjasave, ka të bëjë me përdorimin si vegla nga ana e Edi Ramës. 

Ai i afroi në një kontekst të caktuar, jo për meritat e tyre në diplomaci dhe arsim, por për shkak të planeve rajonale që pati hartuar me Vuçiçin.

Ai i largoi po njësoj, jo se kishin dështuar në ministritë përkatëse, por se nuk i duheshin më në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.  

Pra edhe fillimi i beftë i punës edhe largimi surprizues nga ministria e arsimit dhe ajo e jashtme, përbëjnë dy momente kyçe që tregojnë se përse edhe Genti edhe Besa mbajtën mbi supe më shumë fshikullime sesa meritonin: për faktin e thjeshtë se ata nuk u perceptuan dot si ministra të republikës por si kukulla të qëllimeve okulte të shefit. 

Dhe kjo është e mjaftë që kritikat ndaj tyre të mos përdoren aspak si argumenta të ekzistencës së antikosovarizmit. 

Por, nëse duhet me patjetër ta lidhim këtë histori me raportin e trazuar mes dy pjesëve të kombit, mund të thuhet tjetër gjë: mund të konkludohet se eksperimenti pervers i Edi Ramës, me reagimet e natyrshme që shkaktoi, ishte vërtet një shtysë për ta parë më shtrembër njëri – tjetrin.    

©Lapsi.al

25 Comments

  1. OR ANDI SA MIRE DO TE ISHTE PO TE EMROJ EDI RAMA SI MINISTER TE JASHTEM YMER GELBAZA KELLIREN HAHA HAHA, DO TE NE TURPEROJ KUR ASKUSH NUK DO PRANOJ TI JAP DOREN ME AT SURRAT TE SHEMTUARE, YMER GELBAZA KELLIRA ME SHUME KA LESH NE HUNDE DHE VRIMAT E VESHIT SE SA KA LESH KUJTIM GJUZI NE MUSTAQE, IMAGJINOJE KUR YMER GELBAZA KELLIRA DO TE LIDHEJ NE SKYPE ME KOL SKYPE-n DHE TE FILLOJN TE MASTURBOJN NGA TAKIMET ME MINISTRA TE VENDEVE TE TJERA

  2. YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE SE GJOJA GENT CAKAJ KUR EDI RAMA ISHTE NE VIZITA ZYRTARE GENT CAKAJ IKTE TE SHTEPIA E EDI RAMES DHE EDI RAMA DYSHOJ SE LINDA RAMA PO PALLOHEJ ME GENTIN

  3. Eksperiment I deshtuar me sukses. Dy te paafte sic jane edhe turma tjeter e ministrave pasi Rama nuk u le te bejne asgje pa dhene ai ok dhe disa oligarket te tij tipi Kastrati.

    Te gjitha eksperimente perpara humneres se zgjedhjeve qe e pret.

    Popullit I ka ardhur ne maje te hundes me arrogance, deshtimet,hajdutlliqet e kesaj qeverie me te korruptuar ne Europe.

  4. O and kari je kareps fare vllaji, je bo si gjysh qe sheh vetem komplite intriga e filma me spiunazh. Ministrat ikin e vijne o koqe ska asgje ketu, vetem koka jote prej boleje stis skenare me zor. A kar o kar su poqe iher mer dak

      1. Ai mut nuk është tirons, ai hale është brezi i tretë apo i katërt i një geni të degjeneruar familjesh langaraqe e pa dinjitet, që janë thjesht parrazitë të çdo shoqërie.

  5. Shkrim I don’t.
    Nje analize tip detyre klase,pa nerv dhe e perseritur.
    Nuk ka ngel Rama ne dore te Bushatit qe ti japi mend Shkulakut.

  6. Të di këta ishin polliagjentë!
    Partija jonë Heroinike ua ka treguar vëndin këtire reaksionarëve kurdoherë!

  7. KY BURR KURV ME GAZETARUCET DHE ÇILIMIJTE ME PAGESE FUTI PERÇARJE KRAHINORE , POPITIKE DHE FETARE AKOMA PA ARDH NE PUSHTET . NE PUSHTET TE GJITHE QELBESIRAT U BEN BASHKE KUNDER SHQIPTAREVE . ROPT O EDI RAMA , ROPT TY DHE TE GJITHE KURVAVE QE LEPIHEN PAS TEJE. ROPT ANTISHQIPTAREVE

  8. Bushat mund te fillosh pune te re tek Kurti ose dergo Shkulakun ti mesoje kosovareve se si duhet te flasin.
    Mjere Kosaova qe eshte ne dore te Bushatit qe ka mbaruar per Italisht.
    PO Qosja nuk vlen me sepse kemi Shkulakun qe ka lexuar “Aventurat e Cinkapokut”.

  9. O Prova, mos u merzit se osht tironc nga fshati me tre germa. Qe nga dita qe mbaroi “lavdia” e fshatit me tre germa, fillimisht u bo tiranas, tironas dhe me pas kaloi ne tironc. Ne te vertete eshte nga Kuçi i Vlores

  10. Rama eshte i pari kminister qe perfshiu dy shqiptare te Kosoves ne kabinetin e vet.
    Rama eshte i pari kminister qe beri mbledhje te perbashketa te qeverive.
    Min i jashtem para se te vinte ne ate detyre ishte keshilltar i Rames per shume vjet.
    Te dy ministrat qe u larguan, dhane doreheqje me deshire.

    Po kjo se pengon bushatin te tjerri lesh per racizem dhe fushate elektokare.

    Bushati ti fusi nje ezhe kokes se trunin e ka skic.

  11. Nuk eshte eksperiment per integrimin e kosovareve ne qeveri nga Rama, por vazhdim i modelit te qeverive te PPSH qe duhej te kishte ministra nga gjithe trevat, packa se perfaqesoheshin nga sharrxhinj si Pal Miska, mjelese si Lenka Cuko, naftetar si Heker Isai.

  12. Qeveria eshte kthyer si ne vitet 70-te, sic kane qene anetaret e byrose politike, nga jugu, hajt ndonje nga shqiperia mesme, ortodoks nja dy e tre, te tjeret mysliman, asnje verior, asnje katolik. Me duket se zotinKryeminister e ka kapur virussi komunist, e ka alergji nga intektualet shqiptare , sidomos veriore, e sidomos katolik. Harron ky, se ne jemi palca e shqiptarise. Harron ky se Shqiperia fillon ne Preveze e mbaron ne Presheve e Molle e kuqe, harron ky “katolik” erdoganist, se qeverisja,
    Pushtetet e tjera, drejtesia, parlamenti, duhet te kene ekuilibra, fetare e krahinore. Qeverisja e vendit nuk eshte monopol i askujt, por i te gjithe shqiptarve, pa dallim feje e krahine. Hajt, le te shijojne martesat e divorcet mes llojit tyre, shpejt do marrin shpagimin e merituar.

    1. Nigjo ketu o Mirditor “i persekutum”..Numero sa jane ortodokset dhe do shikosh qe % shkon me shume se 60%. Shiko profesoret, tekniket, drejtoret jane te gjithe ortodokse..Qe Mirditoret jane te pakte, kjo nuk eshte e vertete . Jane proporcionalisht me % e popullsise dhe me shkallen e ulet te intelektualeve qe kane gjeneruar..dhe me shkallen e larte te krimineleve .Hik tani e mjaft lujte karten e “viktimes” se na hape barkun

      1. 60% ortodoks!!!!!

        Po mirditorët nuk kanë qenë të preferuarit e regjimit komunist, regjimi komunist preferonte pa dallim krahine individët pa karakter e dinjitet.

        1. Ti tani po kerkon te regjimi te kete dallime krahinore? Sidoqofte futu ne ministri apo universitete apo administrate dhe 60 % jane ortodokse

  13. Vete keta dy “ministra” duhet te mos ishin bere vegla te manipulimit qe kreu Rama. Ne e dime qe kemi nje KRM pervers, per ata nuk duhet te ishin aq shume karieriste dhe egoiste.

  14. Te nderrojme pak atmosfete e te hidhemi nga ministrat nga Kosova te keta drejtoret ketej nga Laberia –
    Ne Kadastren e Vlores ne 11 muaj jane nderruar 9 drejtore!
    Drejtimin e institucionit aktualisht e merr zv. drejtori i pezulluar per ceshtjen e Jales…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu