• |
ide | kryesore

Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, njëherësh ish-Ministër i Shëndetësisë, Budimir Shegrt, është arrestuar sot, ka bërë të ditur nënkryetari i qeverisë Dritan Abazoviç.

“Është arrestuar ish-Ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Malit të Zi, Budimir Shegrt. Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të profilit të lartë mbetet prioritet”, ka shkruar në Twitter, Abazoviç.

Ai ka theksuar se do të dëshmohet që shteti është më i fuqishëm sesa krimi i organizuar.

Gjykatësja Lidija Vukçeviq, i ka caktuar masën e arrestit për 72 orë pas akuzave për shpërdorim detyre. Gjatë hetimeve është konstatuar se nga shitblerja e spitalit në Meljine”, shteti është dëmtuar për të paktën 10 milionë euro.



2 Comments

  1. Bravo, edhe ketu Ramazoni e shpalli qe para 8 vitesh por tashi qe po e premton edhe Basha besoj se do ndodhi. DUHET TE FILLOJN ME NEXHMIEN, RAMIZ ALIN BEQIR BALLUKUN DHE AHMET ZOGUN. PA U CUAR KETA NE GJYGJ NUK KA DREJTESI.

  2. Bravo Mali i zi.
    Ne shqiperi vidh e bej ca te duash , do vleresohesh . Sa ceshtje jane bere per arbitrazh ???
    Dhe me e forta eshte se opozita nuk reagon fare…. !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *