• |
ide | kryesore

Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit P. L. në fshatin Grude e re, Shkodër.

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale.

Po nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë. Më datë 15.07.2015, në Port Durrës, gjatë një kontrolli policor në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjet një sasi prej 8 kg e 423 gramë lëndë narkotike heroinë, të cilën ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, po tentonte ta trafikonte jashtë vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *