• |
ide | kryesore

Fushata me të rinjtë/ Basha flet për ndryshimin e parë të qeverisë post 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha i premtoi të rinjve me pamundësi ekonomike për të studiuar se ndryshimi i parë që do të ndihet në qeverinë e tij pas 25 prilit është ekonomia.


Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, do të ketë një sens pozitiviteti apo çlirimi në ekonomi ndërkohë që akuzon Ramën dhe qeverinë aktuale për premtimet e pambajtura si 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, uljen e taksave e energjisë elektrike.


Për liderin e opozitës, njerëzit nuk janë dele dhe shqiptarët e kuptojnë mirë këtë gjë, pasi Rama sot po premton për 4 vitet e ardhshme atë që nuk ka bërë për 8 vite të mëparshme.

“Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t’i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke? Shëndetësi falas, ku e ke? Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve, ku i ke? Do të ul çmimin e energjisë, e rriti. Do të ul çmimin e naftës, e rriti. Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi. Me taksat e ulëta, me stabilizimin e çmimit të energjisë dhe të naftës, me çlirimin e sipërmarrjes dhe të ekonomisë nga dhuna dhe terrori që ushtron ditë për ditë shteti. E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thash me prioritet të veçantë rininë shqiptare”- u shpreh Basha.

5 Comments

  1. Kur eshte puna qe ju te leshoni pushtet beheni nje te pandare , kur keshte puna per pushtet jeni kail ti nxirrni syte njeri tjetrit . Por harroni se qe te dyja palet po genjeshtra keni then ketu e 30 vjet , po ppp-ra keni bere , po njesoj e keni shit vatanin . Pa ndyshime asnje parti nuk sjell rritje ekonomike ,Ju thjesht do nderroni hajdutet.
    Nese ju nuk pranoni ndryshimet rrenjesore ne kushtetuse dhe ne kod zgjedhor doemos qe vetem riciklim te korruptuarish do kemi dhe se kurba e korrupsionit vetem ne rritje do te jete . Flisni per te tjere dhe veten e kujtoni se vini nga ndonje galaktike tjeter. Shikohuni ne pasqyre , pa ndryshime radikale nuk ka dhe nuk do kete permiresim ky vend . Ju jeni i njejti mut i ndare ne dy pjese , a mund te jete njera pjese me e mire se tjetra?
    Qe ky vend te gjeje derman duhet qe ju te gjithe te largoheni nga politika , ju nuk e doni kete vend se ju dhimbset por e doni vetem pa ta vjedh .

  2. Kot po mendoj, pse duhet ti besoj lukit e mones une? Te dy me bga dy tre shtepi, pare e prona pafund. Mire rama gjate e dhiu po ktyre pse ti besoj njehere? Kta kane qene e jane lrovuar, tani duan te riciklohen.
    Duhet patjeter nje klase e re se me lulra monra e edra skemi gje ne vije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu