• |
ide | kryesore

I pari në botë/ Izraeli vaksinon gjysmë milion persona në 10 ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjysmë milioni të vaksinuar në më pak se 10 ditë. 1 në 20 izraelitë është mbrojtur nga Covid-19. Shteti hebre është i pari në botë për numrin e dozave të administruara për frymë dhe shpreson të ketë vaksinuar 2/3 e popullsisë (pa llogaritur fëmijët nën 16 vjeç) deri në fund të marsit.

Procesi filloi në 20 dhjetor me injeksionet e para tek kategoritë më të rrezikuara, përfshirë mësuesit. Qeveria vendosi karantinën e tretë të dielën, por pothuajse të gjitha shkollat mbeten të hapura.

Mbi 200 qendra vaksinimi janë ngritur në vend të cilat punojnë pa ndërprerje. Shumica e vaksinave vijnë nga Pfizer pasi Kryeministri Benjamin Netanyahu takoi personalisht kreun e saj Albert Bourla për të siguruar furnizimin. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. PO KY GREKU YNE CFARE BENE MOR JA …… KETI GREKU I INSTRUKTUAR NE NENURAT E PARISIT PER TE DEGJENERUAR KOMBIN SHQIPTAR PARA BOTES ME DETIN ME COPTIMIN E KOSOVES ME SHKATERRIMIN E EKONOMIS DHE ME E KEQJA DEGJENERIMIN E BREZIT TE RI TE STILIT GRISELDA JOLEZA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *