• |
ide | kryesore

Konflikti Greqi-Turqi/ Dy qëndrime kontradiktore të Ramës për 12 miljet në det

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Nëse përpjekja e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat e saj territoriale me 12 milje nuk është shkas lufte, atëherë çfarë është?”. Me këtë pyetje të ngritur për agjensinë e lajmeve Anadoly në gusht të këtij viti, zv.Presidenti i Turqisë Fuat Oktay paralajmëronte Greqinë, se zgjerimi në Mesdheun Lindor do të kishte pasoja, pavarësisht njëanshmërisë së Bashkimit Europian në këtë konflikt. Konflikti mes dy vendeve ka në thelb shtrirjen e kufirit të njërës palë apo tjetrës.

Konflikti në mesdhe/ Çelsat për të kuptuar “ndeshjen” detare mes Greqisë dhe Turqisë

Pikërisht nën hijen e këtij konflikti, zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon dhe qëndrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama janë interpretuar disa herë  si shembuj kundër Turqisë nga zyrtarët dhe mediat greke.

Dhe gjatë konferencës së fundvitit, kryeministri Rama i venë nën presion për qëndrimet e tij e orientoi vetë debatin drejt këtij shpjegimi. Kur u pyet, nëse kishte parë vetë ndonjë hartë për shtrirjen e Greqisë me 12 milje, Rama la të kuptohet se dekreti grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon shkonte përtej diskutimit të kufijve me Shqipërinë, ndërsa përmendi me ironi faktin se ai i kishte shërbyer njërës palë apo tjetrës.

“Sa herë teshtin apo kollitet dikush në Athinë, këtu plas rrufa e madhe për arsye komplet të tjera nga fakti, nga thelbi, nga e vërteta për arsye lufte për pushtet këtu. Kaq di unë, nuk e di çfarë duhet të shpjegoj më shumë, kur e kemi përsëritur që e drejta e 12 miljeve është një e drejtë universale që buron nga Konventa.

Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në 1990 dhe e ka depozituar në OKB. Greqia e ushtron sot për arsyet e veta që i dini shumë mirë se çfarë janë dhe nuk janë të lidhura fare me Shqipërinë, sa për dijeninë tuaj. Dhe tani, o unë jam agjent turk që luftoj me Greqinë, o jam agjent grek që luftoj me Turqinë, o pastaj, jam ai që jam, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, që nuk negocioj, nuk negocioj në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë të drejtat e shqiptarëve u shpreh Rama.

Lexo edhe:  Ish Komandanti i Forcave Detare: Greqia, kufi 6 milje me Italinë dhe Turqinë, pse me ne e duan 12 milje?

Por pak minuta më pas, kur gazetarët e pyetën direkt, nëse ishte i shqetësuar për marrëdhënien me presidentin turk Rexhep Taip Erdoan, Rama mbajti një qëndrim krejt tjetër. Ai nisi të mohojë fillimisht ekzistencën e një marrëveshjeje me grekët, ndërsa më pas ngriti pyetjen “Ç’lidhje ka kjo tani me presidentin Taip Erdoan?”, duke harruar se pak më parë e kishte orientuar vetë shpjegimin e gjithçka po ndodhte, me konflikti mes Turqisë dhe Greqisë për detin.

“Nuk ka marrëveshje me Greqinë për zgjerimin me 12 milje. Nuk ka. Bëri ndonjë marrëveshje Shqipëria kur ushtroi të drejtën e zgjerimit në 1990? Nuk ka. Nuk ekziston. Ça është kjo? Se shpjego e shpjego dhe prap ktheheni tek e njëjta gjë. Nuk ka marrëveshje me Greqinë. S’ka. Nuk e kemi arritur dot një marrëveshje. Do shkojmë në gjyq. Ndërsa e drejta e zgjerimit me 12 milje është e drejtë universal, ndërkombëtare, e garantuar nga Konventa. Shqipëria e ka ushtruar në 1990. Greqia e ka ushtruar së fundmi aty ku është mundësia. Dhe në zonën ku është e mundur. Dhe në zonën ku nuk është e mundur, nuk është e mundur. Dhe prandaj çështja do të zgjidhet me gjykatë. Ç’lidhje ka kjo tani me presidentin Taip Erdoan? Mund të ma thuash ti? Tani mos e ulni nivelin fare kështu, se jeni edhe ndërmjetës me opinionin publik. Kur jeni edhe ju në këtë gjëndje që nuk bëni dot këtë dallim, imagjinoni të tjerët, që kanë 1 mijë e një punë të tjera dhe dëgjojnë me spond. I bini fyellit në të njëjtën vrimë, kur tjetri thotë “s’ka”, “nuk ekziston”, u shpreh Rama.

Lexo edhe: Gjeopolitikë/ Gjithçka duhet të dini për betejën Greqi – Turqi, në Mesdhe

Qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka gjetur jehonë të gjerë në mediat greke, të cilat e kanë interpretuar në favor të tyre në raport me Turqinë. Madje sapo konferenca mbaroi, Prothotema e lexoi qëndrimin e Ramës si një mbështetje për Greqinë në konfliktin në Mesdheun Lindor. Prothotema shkruante se përmes kësaj deklarate, Rama tregoi që është në anën e Greqisë në konfliktin e tyre me Turqinë, duke e cilësuar këtë një mesazh të qartë ndaj Ankarasë.

Turqia ndalon Greqinë për zgjerimin e ujërave detare. Çfarë do të ndodhë me marrëveshjen me Shqipërinë?

 



15 Comments

  1. KURVEN KA BERE GJITHMONE KY . GJITHE MIQVE DHE SHOKEVE TE VETE UA KA FUT SA KRAHU .
    KETE NDIHMOJE SA TE DUASHE PO GISHTIN NE BYTHE KA PER TE FUTUR . KESHTU KA LINDUR .

    1. Ne detin jon eshte me grekun.

      Ne detin egje eshte me turkun.

      Ndersa si i çmendur eshte edhe me shume se ty.

    1. Ju befte mire injorante te rrjetit te merimanges se timonierit.
      Hani pra me garuzhde, pertypeni mire, reflektoni sa me pare.

  2. Qe kur Ramiu u be synet ,i dha fjalen Erdoganit se do ti qendroje besnik deri sa ta vaftiste Janullatus ,mbasandaj do te vinte nje dite ai Vunioti Dendas ne Tirane qe do ti sillte nje dhurate te cmuar nga k. ministri I Greqise ,dhe hopa ku te kam pare moj gjethe fikut ,selam vellaut Erdogan ,tani ne prehrin e Qirjako Micotaqisit .Tani qe hoqi qafe dhe ate euriditin Genc Kaka e ka doren e lire te firmosi dhe per autonomine e Vorio Epirit,po te pysesh kuqalashet ska gje thone mir beri qe I dha detin ,sikur ta shesi te tere Shqiperine aq me mire vetem Ramuti te jete ne pushtet.

  3. Heshtja jote apo miratimi ne heshtje do na kushtoj shume mbas pak kohesh o pallosh.
    Nuk dine te beshe tjeter gje perveç vjedhjes dhe tradhetise.

  4. O TIMONIER

    O SKENDERBEU I ELISES

    Ti agjent i grekut !!! Ti agjent i turkut !!!

    Ti je shume me keq: ti je dhe agjent i qoftelargut dhe i kujtedo mjafton qe te mbash me çdo menyre TIMONIN PERSONAL.

  5. ti nuk je gomar o pallosh je psikopat reaktiv qe duhesh mbyllur atje ku e ke vendin ne spitalin psiqiatrik

  6. Me i zi se Esat trdhetar Toptani je o gerdalla i Surrelit, te duket vetja i mequr ty me ca karakurvicka qe te sillen e perdridhen aty rreth teje por te erdhi ora e burgut o qelbesira o ngordhesira e degjeneruar ?

  7. Kjo eshte te besh politike. Per politiken e jashtme pervec atij gomarllekut kur doli ne CNN dhe tha “eshte turp te behet Trumpi president” pak gjera mund ta kritikosh Ramen. Kurse qe ta shpallesh tradhtar pastaj eshte krejt e pavend.

  8. Ne probleme nuk paskemi me grekun por as greku me ne , po athere o i gjati ine pse po shkojme ne Hage kur punet na shkokan vaj te dy paleve?

  9. Këtë gjë ua premtoj edhe qytetarëve shqiptarë, pse dinjiteti im dhe vlerat që më ushqejnë nuk më stepin në impenjimin tim politik.

    Nishani e ka nisur karrierën si shërbëtor i zjarrtë i dhunës, mbrojtës i dhunuesve dhe ndihmës i mjeshtrave të kurtheve të botës së cilës ai i përket gjenetikisht.

    Me individin në fjalë do të vijoj betejën nëpërmjet drejtësisë shqiptare, e cila duke e dënuar aktin qe ai kreu, do të dënojë shpifjen si mjet për të kontrolluar politikën shqiptare dhe për të mashtruar opinionin publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *