• |
ide | kryesore

Ky është hakeri durrsak që vodhi 155 milionë lekë nga ‘Pagat e Luftës’, historia kriminale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit arrestoi hakerin nga Durrësi Denis Trungu, një 32-vjeçar i cili përmes mashtrimit kompjuterik ka arritur të fitojë plot 155 milionë lekë nga situata e pandemisë.

Ai shfrytëzoi një llogari bankare të hapur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, ku edhe merrte fondet e “Pagës së luftës”, të dhënë nga qeveria si ndihmë financiare për qytetarët gjatë epidemisë.

Përmes kësaj llogarie, Trungu shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital, ku përgjatë 6 muajve ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

32 vjeçari rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2018 është dënuar me 9 muaj burg nga gjykata e Beratit, pasi u premtonte njerëzve se do u gjente punë, në këmbim të një sasi parash.

Ai gjithastu ka qenë i dënuar më parë me gjobë për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës; I dënuar me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës; Aktualisht në proces në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, ndërsa materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”



3 Comments

  1. O injoranta gazetar, ky nuk eshte haker, eshte thjesht nje mashtrues ordiner, qe ka shfrytezuar budallallikun e Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *