• |
ide | kryesore

Ndryshime në qeveri/ Ikën Gent Cakaj, Rama kthen Niko Peleshin

-Instant, Kryesore, Lajme, Të fundit



Fundi i vitit 2020 duket se po korrespondon dhe me fundin e disa ministrave të qeverisë në pushtet. Kryeministri Edi Rama e shiti largimin e Cakajt si një zëvendësim të kryer prej tij, por në reagimin e vetë ministrit kuptohet se bëhet fjalë për një dorëheqje të parevokueshme.

Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama.

Cakaj nga ana tjetër shpreh mirënjohjen për besimin që iu dha, por nuk tregon shkaqet e vërteta që e bënë të jepte dorëheqjen e parevokushme dhe siç e thotë edhe ai, duke mbyllur kështu kapitullin në shërbim të diplomacisë shqiptare, por jo vetëm. Cakaj tregon se nuk do të garojë as si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar“, shprehet Cakaj.

Vendin e tij do e zë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në pozicionin që ka aktualisht do të zëvendësohet prej ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshit.

Kujtojmë se pas protestave për vrasjen Klodian Rashës,  kryeministri Edi Rama largoi nga qeveria edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj duke emëruar në vend të tij, Bledi Çuçin.  Ndërsa postin e Ministrit të Bujqësisë, që e mbante Çuçi e zuri Milva Ekonomi.

 

 

 



17 Comments

  1. O kryeminister
    Une jam qytetar i thjeshte, takspagues i rregullt. Duhet mbi 1 ore qe une te futem ne Tirane, pra qe te kthehem nga puna. A funksionon bashkia, drejtoria e rrugeve, ministria infrastruktures qe ndjekin punimet apo do inagurohen per fushate zgjedhjesh ? Se ju politikanet e keni zgjidh problemin, keni eskortat e policise

  2. Ore vetem prej Leshi ka ky ne qeveri?,po mer ndonje prej pambuku ose prej nailoni or trim
    Tani dhe prej floriri ti gjesh ne te semes do vesh.Ci bere ti ketij populli sja bene bashke as Nano as Berisha dhe as Meta. Vetem Lali Fiku ka perspektiven t’ju kaloje te gjitheve me poshtersine dhe felliqesine e tij

  3. Me vertet i ka ky keto budallaqe! Iken nje i marre dhe vjen nje budalla, shqiperia vend eksperimental! Bota rrotullohet ku do shkoje i shkreti!

  4. Po si ka mundesi qe te na iki gjithe kjo dituri ,si tja bejme tani me ke mund ta zvendesojme kaken ,apo del ndonje bidon i mbushur me lesh ti zeri vendin.Ama me bidon me koqe kandari ska per te pare ndonjehere Shqiperia si kaka ,mos ja harroni recitimin e bageti e bujqesi te Naim Frasherit ydh o ydh fare.

  5. Iku Kake me kaka dhe erdhi me Leshi bolja si nuk i vje turp palles mo aman, gerdalla i Surrelit do mahet men si plera me i madh

  6. E mbajti Cakaj sa per figure, qe ta drejtonte vete Osbe, kto karat knej me president gjasme nuk e dekretojm se ska eksperinece, gjasme tu i prish pune Rames, tani mbaroj Osbe, ik thot se mu ca trapi mua te bej edhe minister te jashtem. Shume ps Rama

  7. Ahahaha ca gallate Rilindja eshte bo fiks si jorgani i nje personi te pastrehe qe fle ne rruge ketu te lagjia ime,jorgani ka 17 arna eshte zhul dhe ske nga ta kapesh.Por me qe jemi kohe festash ta zbukurojme pak bredhin.Le te imagjinojme sikur kabineti ministror me kryeministrin ne krye te ishte nje biznes i mesem le ta marrim ne fushen e informatikes me qe e kane qef keta zotrinjte.Ne 4 vjet te beheshin kaq shume ndryshime stafi kot me kot merr kendej hidh andej.Shefi rri lart kurse te tjeret poshte vec xhirojne.A do ecte valle ky biznes apo do falimentonte.

  8. Ate Gent Kaken e vocerr, ket Karabush,
    Rama pra e kishte gjer dje dhenderrush,
    Gentua te bijen e Linda Rames pallonte,
    dhe ashtu karrigen e ministrit siguronte,
    por kur te bijes se Lindes Gento ju merzit,
    shpejt dhe Rama nga minister ate e vertit,
    keshtu e ka saju kabinetin ky Rama Zuzar,
    me kurvalaqe si Xhacka edhe me kollovar!

  9. Nga nje Kryeminister karagjoz si ky i yni, keto skenare do luhen ne kete vend. Vendos nje “askushi” si Minister te Jashtem, dhe tallet dhe me askushin dhe me Shqiptaret. Zyllumi keputet duke u trashur thote nje fjale popullore.

  10. PREJ DJE KA MARRE. UDHE. NJE QEVERI E RE E. NJE. SHTETI. TE RI!!!
    Qeveria e re I takon shtetit R.P.S.E qe do te thote Republika Popullore Socialiste Enveriste-Edviniste-Erioniste-Elisiste….etj,etj…
    Ndryshe mund te quhet qeveria e zones se pare operative Vlore-Tepelene-Gjirokaster. Juridiksioni I ketij shteti shtrihet deri ne lumin Shkumbin…
    Tash, meqe tosket e shpallen shtetin e tyre, pritet qe edhe pjesa gege e hapesires shqiptare te shpalle shtetin e vet, nga Shkumbini deri ne Podujeve. Nuk dihen detaje sesi do menaxhohet faza tranzitore, kur do mbyllen zyrat e shtetit RPSE ne hapesiren gege e te tjera ceshtje qe lidhen me kete zhvillim te ri……

  11. Nuk kane faj te rinjte nga Kosova, Caka dhe Shahini. Ata jane perdorur, nuk kane patur eksperience dhe njohuri si mund dhe si duhet te funksionoje nje shtet. Minimum ata duhet te pyesnin vehten: a vlej une me teper se qindra e qindra intelektuale te shquar te Kosoves qe ta perfaqsoj ate ne Qeverine e Shqipnise? Por ata nuk e bene dhe per kete ata merituan talljet dhe ironite e popullit te tyre. Por fajin kryesor e kane xhelatet e kombit shqiptar:
    1. Kusar Rama, 2. Agjent Stan…vici
    qe cnjerezuan keta dy te rinj dhe masakruan e po masakrojne politikat arsimore dhe ato te mardhenjeve me jashte. Xhelatet duhet te vuajne denim shembullor qe kjo maskarade te mos perseritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *