• |
ide | kryesore

“Në bisedime me Pfizer, Moderna e AstraZeneca”/ Rama: Vaksinimi nis nga mesi i janarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama tha se sa i përket vaksinës në vendin tonë do të nis injektimi i dozave të para nga mesi i janarit. Kreu i qeverisë tha se po bëhen përpjekje intensive për vaksinën. Megjithatë, Rama tha se duke qenë se ka një kërkesë të lartë, por një ofertë të ulët, kjo çështje mbetet delikate.

“Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj-lloj teorish. Faktikisht, situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raportin kërkesë-ofertë. Mbani parasysh, Italia, që ka nisur vaksinimin 4 ditë më parë, ka në dispozicion, 9700 vaksina. Kjo ka qenë partia e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE, me një popullsi të konsiderueshme”,tha kreu i qeverisë.



5 Comments

  1. Jepi me PPP edhe vaksinat. Nderkohe qe check up nuk behet, leket qe paguhen per te le te shkojne per te blere vaksinat. Me sa duket kaq shume te eshte plakur truri, sa as per kaq nuk te shkon mendja.

  2. Ky është mashtrues me çertifikatë. Shkoi për punët e tij në New York e tha se shkoi për vaksinën. Po vaksina prodhohet nga Biontech që është firmë gjermane pse nuk shkove në Gjermani more mashtrues.

  3. Vaksina do vije per inat te Beut komunist, njelloj si aeroporti i Vlores qe ka mbaruar nja 6 here deri me tani, si ai i Kukesit qe pasi eshte inauguruar nja pese here do mbaroje ne korrik te vitit 2021. Sigurine per ardhjen e vaksines anticovid, na e jep hapja e negociatave me BE dhe shampanja e celur pas hapjes se katert te negociatave, na e jep TVSH e hequr nga ushqimet e shportes, na e jep energjia elektrike qe i eshte ulur cmimi qe nga viti 2014, na e jep ulja e cmimit te naftes, na e japin 300 mije vendet e punes te hapura qe ne mandatin e pare dhe qershia mbi torte, na e jep shendetesia falas dhe ketch upi me shumice. Mjafton te shikohet se Rama te gjitha premtimet i ka mbajtur dhe eshte plotesisht e sigurt qe vaksina do vije. Nese vonohet ndonje cike, Beu i madh i Surrelit, do beje ca vizatime qe i ngjasojne vaksines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *