• |
ide | kryesore

Pandemia Covid-19/ Rama: Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të vdekjeve në rajon

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është vendi që ka numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi në rajon. Në konferencën e fundvitit, Rama tha se, falë masave që mori, vendi jonë lë pas vendet e tjera. Ai tha se sipas OBSH-së, në Shqipëri kanë humbur jetën mesatarisht 405 persona për një milion banorë.

“Në Bosnje dhe Maqedoni norma tre herë më e lartë, mbi 1200. Në Mal të Zi është mbi një mijë dhe ne jemi në një nivel të pranueshëm dhe të arsyeshëm për të qenë të motivuar të vazhdojmë deri në fund së bashku për t’ia dalë pa plagë katastrofike edhe pse cdo jetë e humbur është tejet e dhimbshme. Sot që flasim jemi vendi me numrin më të ulët të fataliteteve në rajonin tonë” tha Rama.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *