• |
ide | kryesore

Rama: Gjyqtarët e prokurorët që morën peng drejtësinë do japin llogari për pasurinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se me konsolidimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë ata që janë larguar nga vettingu pa dhënë llogari për pasurinë e pajustifikueshme do të përgjigjen para tyre. Kreu i qeverisë, Rama deklaroi se gjatë procesit të vettingut 202 persona kanë përfunduar jashtë sistemit të drejtësisë nga të cilët 128 janë shkarkuar dhe 74 të tjerë janë larguar vetë nga frika.

“ Ky proces ka nisur me pastrimin e lumit të grumbulluar në dekada dhe nëse shohim shifrat konfirmohet arsyeja për të qenë optimistë për nesërmen. Deri më sot janë rivlerësuar nga vetting 322 individë nga të cilët më shumë janë larguar se konfirmuar. 128 të shkarkuar drejtpërdrejtë dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me vetëdijen e pamundësisë për ta kaluar filtrin. Vetëm 118 janë konfirmuar. 202 të larguar dhe 118 të konfirmuar. Është një shifër domethënëse për të pasur një pamje të pastrimit të sistemit. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është çfarë ndodh me të larguar… Ne ndërkohë paralelisht me pastrimin kemi vijuar dhe po konsolidojmë procesin e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë dhe ata që nuk kanë mundur të justifikojnë pasuritë marramendëse do të përgjigjen para drejtësisë” tha Rama.



8 Comments

  1. Nuk e di por mendoj se nese drejtesia do pastrohet dhe fuqizohet do jete ajo pastaj qe do denoj politikanet nese nuk e argumentojne pasurine.

  2. Po ti kur do japesh llogari per miliarda euro qe i zhvate popullit me te varfer te Eurores.
    Gjithe pasuria e gjithe korrupsioni i tere gjykatesve e prokuroreve te marra se bashku qe
    nga krijimi i shtetit shqiptar e deri me sot nuk bejne as nje perqind te pasurise tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *