• |
ide | kryesore

Rama për Vettingun: Më shumë ka të shkarkuar se të konfirmuar, sistemi i drejtësisë po pastrohet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mban një konferencë për fundvitin duke e nisur me Reformën në Drejtësi dhe bilancin e vettingut.

Rama thotë se ka arsye për të qenë optimistë për të ardhmen sepse sistemi i drejtësisë po pastrohet dhe këto e konfirmojnë shifrat.

Sipas tij, nga 322 individë që kanë kaluar në filtër, 128 janë shkarkuar, 74 janë larguar dhe 118 janë konfirmuar.

Rama garanton se të gjithë ata që s’kanë kaluar Vettingun do të dalin para drejtësisë për ato që nuk i justifikojnë dot, dhe këtë ai e konsideron si kthesë historikë në drejtësi.

 

 

“Dua ta nis me reformën në drejtësi. Me të drejtë qytetarët kanë një pritshmëri të lartë prej shumë vitesh dhe pasi kanë dhënë një kontribut në reformën në drejtësi, kanë dhe një padurim të mirëkuptueshëm për faktin se ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë, dhe drejtësia nuk ka arritur deri në atë pikë të reagimit të saj ndaj llumit dhe zullumit, që të lehtësojë qytetarët.

Thënë këto dua të ndaj me të gjithë faktin se procesi i ndërtimit të një sistemi të ri drejtësie, as sa hap e mbyll sytë, as pa pengesa. Sidoqoftë nëse shohim bilancin, ka arsye për të qenë optimistë për të nesërmen.

Procesi i Reformës në Drejtësi ka nisur me pastrimin e llumit në sistem, nëse shohim shifrat e këtij procesi, atëhere me siguri që ajo që thashë konfirmohet. Pra arsyeja për të qenë optimist për të nesërmen.

Deri më sot në total janë rivlerësuar duke kaluar në filtër 322 individë, nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar se sa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejt, 74 të tjerë të vetlarguar nga ky proces me vetëdijen e pamundësisë për ta kaluar filtrin, 118 janë konfirmuar. 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar.

Shifër domethënëse, kuptimplotë, për të pasur një pamje të thellësisë të pastrimit të sistemit. Ne ndërkohë patjetër që është njëra anë e medaljes.

Tjetra është dhe ajo që është një pyetje e vazhdueshme e qytetarëve, çfarë ndodh me të larguarit. Kaq e thjeshtë qenka? Vetëm pushim nga puna. Ne paralelisht me pastrimin ka vijuar dhe po konsolidohet procesi i ngritjes së institucioneve të reja, ata që nuk kanë mundur të justifikojnë pasuri marramendëse, apo pasuri shumë më tepër mbi mundësitë legale të tyre në pjesën më të madhe do përgjigjen para drejtësisë. Nga përgjigjia para drejtësisë, ata që e morën peng, do të konfirmohet edhe kthesa historike në drejtësi.

Prandaj fjala kyç në këtë proces është durim, durim, sepse bëhet fjalë për të ndërtuar nga themelet njërin prej tre pushteteve që përcaktojnë edhe tre shtyllat e sistemit demokratik. Pushteti gjyqësor. Ne ndërkohë nga ana tjetër paralelisht me pastrimin e sistemit, ka vijuar intensivisht lufta kundër krimit të organizuar, dhe kulmimi ka qenë OFL”, tha Rama.



3 Comments

  1. Hahahahaaaaaaaaaaaa ….. kishte shume mut dhe tani ka ngele me pak mut dhe ti o pallosh e quan sukses???????????
    ik mor te qifsha ropt e shpise se na rruajte karin me karrlliqet e tua . IDIOT qe mburresh me sasi muti , me 3D dhe me propagand boshe . Nuk ke ditur dhe nuk ke per te ditur gje tjeter perveçse te vjedhesh …………….. biles je hajduti me i madh i ketyre 30 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *