• |
ide | kryesore

“Thonë që dua një apo dy milionë”; Hodge tregon të vërtetën për fanellën e ‘Mano de Dios’ të Maradonës

-Instant, Sport



Pas ndarjes së parakohëshme nga jeta të Diego Maradonës, ish-lojtari i kombëtares angleze, Steve Hodge, gjen në shtëpi një thesar: fanellën që fenomeni argjentinas ka mbajtur veshur në ndeshjen e famshme Argjentinë-Angli në Botërorin 1986. Për mikrofonët e Bbc, ish-futbollisti qartëson qëllimet e tij: “Kam lexuar artikuj në Internet, thoshin se dua një milionë ose dy për këtë fanellën, por është gënjeshtër. Më duket mungesë respekti e krejtësisht e gabuar. Nuk është në shitje, e qartësoj”.

Ajo ndeshje u fut në histori për golin e famshëm me Dorën e Zotit e për një nga golat më të bukur të historisë së futbollit, të dy të realizuar nga Pibe de oro. “E shkëmbeva në fund të ndeshjes me të e u kritikova shumë për këtë – tregoi Hodge -. Disa shokë të skuadrës ishin të nervozuar me mua në dhomat e zhveshjes”. “Ajo ndeshje nuk do të harrohet kurrë në historinë e futbollit – shton ai -. E fajësova dhe kritikova për golin me dorë, por Maradona ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Ishte kurajoz si një luan. E kam ruajtur këtë fanellë për 34 vjet e nuk kam dashur kurrë ta shes. Ka një vlerë sentimentale të jashtëzakonshme”.

Pas vdekjes së Maradonës, Hodge ka marrë mijëra telefonata me oferta impresionuese për të shitur pjesën më të cmuar të koleksionit të tij, që sipas specialistëve ka një vlerë prej një milion dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *