• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: Pse e përmenda në Tiranë traun në Rrugën e Kombit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë vizitës në Tiranë Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani përmendi traun në Rrugën e Kombit duke shkaktuar një sërë reagimesh. Duke iu përgjigjur këtyre reagimeve Osmani thotë se ky tra ka krijuar një barrierë psikologjike mes dy vendeve.

“Arsyeja pse përmenda traun në Morinë është se po konsiderohet si një barrierë psikologjike. Ka qenë një temë e përditshme në Kosovë dhe unë e kam për detyrë që t’i shpreh këto shqetësime.

Nuk futem te çështja teknike dhe ekonomike, por atdheu është ideal nuk është vetëm para. Shumë shqiptarë nga Kosova nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për plazhin, por edhe për dashurisë që kanë për Shqipërinë.

Në Lezhë u njoftova se 70% të vizitorëve janë kosovarë. Pra, nuk jemi vizitorë si gjithë të tjerët. Ky tra po shihet si një barrierë psikologjike” – tha Osmani në një intervistë për Ora News. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Eshte mo se e vertete po kujt ti thuash nje thundrakut ai eshte kundra jush,ai dashuron vuvuvicin qe ju humbte fara atyre qe vazhdojne dhe besojne ne kete faqezi per kombin shqipetare.

  2. Znj. Osmani. Ju ngaterroni ceshtje te ekonomise me ceshtjet e patriotizmit.
    Nese do pyesesh cdo ekonomist ne kosove do te thote se taksa e rruges nuk ka te bere fare me ‘ barrjeren psikologjike patriotike’ .
    Ekonomia ka ligjet e veta , kurse ti po ben populizem patriotik debil me ceshtje ekonomike.
    E vetmja rruge per te meanxhuar rruget qe do te ndertohen ne shqiperi , eshte te behen me pagese. AI QE E PERDOR AI PAGUAN NUK KA RENDESI ESHTE KOSOVAR APO SHQIPTAR.
    Perse nje person qe nuk ka makine fare dhe qe nuk ka udhetuar ndonjehere ne kosove do te duhet te paguaje nepermjet taksave te tij per dicka qe nuk e perdor. Eshte vjedhje ndaj tij.
    Ne themi se jemi ne kapitalizem, por akoma mendojme si ne socializem.

    1. O shoku “kl” njer pyetje per ty: Pse nuk ve Rama tra me pagese ne autostraden Tirane -Durres apo ne jug Fier, Vlore meqenese eshte ceshtje ekonomike, se helbete dhe ajo do mirembajtje dhe ti qe e perdor duhet ta paguash ?!

      Ore qe Ramazani ka qene kunder kesaj rruge, ai e ka deklaruar vete qe kur filloi te behej sepse i tha rruga qe te con asgjekundi.
      Dhe kjo rruga asgjekundit, po e mban Shqiperine me buke ka 10 vite sepse jane miliona euro ne vit qe hyjne ne Shqiperi nga vellezerit tane Kosovare qe vellai i Vucicit (rAMA) i URREN. Si mos mjaftonin milionet e eurove qe injektohen ne ekonomi per Shqiperine, duhet dhe trau qe eshte VJEDHJE E PASTER. Te jete per Ramen, ai ja jep Serbise pjesen nga Ura e Zogut e siper sepse e URREN VERIUN.

      Uroj qe dhe socialistet ta kene kuptuar se cfare monstre ju ka uzurpuar partine dhe jetet tona indirekt.

      1. Sapo lexova ne komentin tend qe Rama URREN VERIUN..atehere e kuptova qe nuk ja vlen te humb kohen e te debatoj me ty.

  3. Per shokun Ki. E para- nuk ka kosovare dhe shqiptar por ka shqiptar te Kosoves dhe shqiptar
    te Shqiperise.

    E dyta-aegumenti qe ata qe nuk kane makine nuk kane pse te paguajne nepermjet taksave nuk

    qendron sepse i bie qe ata qe nuk kane femije te mos paguajne taksa qe shkojne per aresimin.

    Trau i Rruges se Kombit eshte ne radhe te pare nje tra politik, keqdashes qe te krijoje

    ndasi mes Kosoves dhe Shqiperise. Kjo rruge eshte anatemuar qe ne fillim te ndertimit nga

    PS-ja qe nuk e donte kurresesi kete rruge qe lidh shqiptaret.

  4. sa taksa duhet me pagu more kl(kopil)se taksen e karburantit qe eshte me e shtrenjta ne bote,neper bote kemi ghitheato autostrada me qindra km pa asnje lloj takse more kodosh dhe kete vit qe kaloi vetem turiste kosovare i mbushen plazhet tona

  5. “E vetmja rruge per te meanxhuar rruget qe do te ndertohen ne shqiperi , eshte te behen me pagese”, – thote nje sufllaqexhi me lart.

    Rruget o cope mishi menaxhohen me taksat qe paguajme cdo vit, por mbi te gjitha menaxhohen nqs. ata qe te paguajne ty te mos vjedhin kaq shume sa po vjedhin, te mos jene kaq te papafte sa c’jane ne ceshtje ekonomike dhe te mos shperdorojne parate me sufllaqet qe te japin ty per te llapur.

  6. Ps e Ramazani nuk ishin kunder rruges, thjesht ishin te paafte ta benin, e beri Berisha edhe per kete do hyje ne histori, ndersa Ramazani po i korr leket.
    Qe me leke nuk diskutohet, por ceshtja eshte pse duhet te jepet me koncesion te privati dicka qe ka nje rendiment te garantuar dhe nje lehtesi menaxhimi dhe nje investim minimal (se thjesht disa arna te vogla ka).

    1. Je pjeserisht i sakte.
      PS vuri fillimisht taksen Majko per te financuar kete rruge…pasi kjo takse iku per lesh dolen e thane jo nuk e perballojme dot nje rruge te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *