• |
ide | kryesore

Vrasja e Eglantina Bucit/ Shkëlzen dhe Faik Buci ballafaqohen në Gjykatë me dëshmitarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkëlzen Buci dhe Faik Buci, vrasësit e Eglantina Bucit, bijë e Faikut dhe motër e Shkëlznit, do të ballafaqohen sot në Gjykatë me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Miklar Tolën.

Ky i fundit ka nxjerrë ‘zbuluar’ Shkëlzen Bucin lidhur me atentatin ndaj Mishel Prelës disa vite më parë, duke thënë se ishte paguar nga Buci për të ndjekur itinerarin e aktorit.

Shkëlzen Buci dhe i ati, Faik Buci pak kohë më parë u arrestuan sepse janë tashmë të akuzuar si autorë për vrasjen e vajzës së tyre, Eglantina Buci.

Dëshmia e Tolës duket deçizive në këtë çështje pasi ai pretendon se Buci e vrau motrën në sy të tij.

Historia tronditëse e Eglantina Bucit 

Eglantina Buci ishte larguar nga shtëpia dhe babai bashkë me të vëllain Shkëlzen Buci e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes. Tek ‘’Fresku’’ në Tiranë Shkëlzen Buci kishte lënë takimin me të motrën, ku në kërcënimin e armës e mori në makinë dhe më pas e vrau me plumb në kokë. Bashkë me të atin e morën dhe e groposën tek ‘’Mali me Gropa’’.

Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prositutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.
Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur. Derisa në 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj Mishel Prelës. Në pranga për këtë krim ra edhe Miklar Tola i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe rrëfeu për uniformat blu edhe vrasjen e Eglantinës, që sipas tij Shkëlzeni e vrau në sy të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *