• |
ide | kryesore

Çfarë mendojnë në të vërtetë meshkujt gjatë seksit

Arkiva, Lapsi Leaks



Siç femrave ju shkojnë qindra mendime në kokë, edhe gjatë seksit, edhe meshkujt kanë mendimet e tyre, sado që këta të fundit i kanë gjithsesi mendime rreth cilësisë së aktit.

A arriti orgazmën?

Shumica e meshkujve thonë se mund të dinë kur femra aktron orgazmën, por në realitet kjo është njëra ndër gjërat rreth të cilave janë shumë të pasigurt. Posaçërisht nëse ajo pas raundit të parë dëshiron akoma. Ç’do të thotë kjo? Që herën e parë është ndier keq? Apo nuk i ka mjaftuar seksi? A ka aktruar orgazmën?

Oh, vërtet janë të përsosura!

Nga perspektiva e tyre pothuajse të gjitha gjokset e femrave janë të krijuara për t’i kënaqur ata. Por zhvisheni për herë të parë para tij, ai është momenti i kënaqësisë së plotë.

Qëndro, qëndro, qëndro!

Njëra ndër brengat më të mëdha të meshkujve është se a ka zgjatur mjaftueshëm seksi. A ka mundur ish-i dashuri i saj të vazhdonte më gjatë? A ka nevojë edhe për më shumë seks? Jo më pak e keqe nuk është as të menduarit se çka do t’u thotë shoqeve të nesërmen.

A guxoj ta bëj këtë?

Mbase e dashura juaj dëshiron t’a godisni pak më shumë në prapanicë apo t’a kafshosh pak, mbase do të dëshironte që ai të ejakulonte në ndonjë… vend pak më tjetër se zakonisht. Mirëpo ai nuk është i sigurt dhe nuk guxon t’ju propozojë diçka të tillë. Nuk është i sigurt se a e bëjnë atë njerëzit e tjerë, apo nëse ajo do të mërzitej nëse e provon atë.

Ku e ka mësuar ajo këtë?

Meshkujt me siguri nuk do të kundërshtojnë nëse u tregoni diçka të re në shtrat. Mirëpo, nëse ajo nuk është diçka për të cilën tashmë keni biseduar dhe që jeni pajtuar ta provonit, gjithsesi do të pyesë nga ju ka ardhur ai inspirim. A e ka parë atë në filma pornografikë? Apo mbase ish-i dashuri ia ka mësuar atë? /Telegrafi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *