• |
ide | kryesore

“Duhet të stimulohet sipërmarrja e të rinjve” / Basha: Ndryshimi domosdoshmëri kombëtare më 25 prill

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të sapodiplomuar, që kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune. Lideri i opozitës është njohur me sfidat e tyre të përditshme. Basha u shpreh se kjo qeveri gjatë këtyre 7 viteve ka hequr nga ndihma ekonomike mijëra familje që e meritonin. Për kryedemokratin zgjidhja afatgjatë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit dhe për këtë qytetarët sipas tij nuk mund të mbështeten më tek qeverisja Rama.

“Duhet një ndryshim i vërtetë dhe i thellë. Qeveria ka për detyrë tu japë sinjale pozitivë investitorëve. Ulja e çmimit të naftës dhe energjisë. Të dhënat e fundit të FMN dhe BB kriza e ekonomisë është më e rënda sepse nuk është mbajtur asnjë premtim dhe para janë çuar vetëm tek oligarkët. Jemi të detyruar të vazhdojmë këtë rrugë deri në zgjedhjet e ardhshme, ku më pas politikës do t’i kthehet fytyra njerëzore”, tha Basha.



5 Comments

  1. Kete jave ra ne sy kopjimi nga Basha i slloganeve shabllone nga fushata elektorale e Bill Klintonit kur sfidoi J. Boush !

    Ndryshimi eshte domosdoshmeri !
    Koha per ndryshim ka ardhur !
    Ndryshimi do jete i vertete dhe i pakthyeshem !
    Ndryshimin e kemi ne ne dore !
    Te sjellim sebashku Ndryshimin !
    Eshte koha per ndryshim !
    Ne do sjellim Ndryshimin !

    Para kesaj jave perseriti si papagall nje tjeter fjale sllogan nga fushata e Trumpit .

    Boll me !
    Boll do te thote Boll !

    Problemi eshte se i perserit si pllake garmafoni , cdo dite, ne ate menyre sa ta shpif.

    NE SHQIPERI NUK FITOHEN ZGJEDHJET DUKE KOPJUAR FRAZAT SHABLLON TE TE TJEREVE , OOOOO lulush.

  2. Ndryshime nga ne do dhe vete ndryshime nuk pranove te beshe .
    Ne kete vend nuk mund te ndryshojr asgje me keto rregulla loje qe kemi .
    Nese njeri i merr te gjitha dhe harbohet si berisha aspo palloshi , thjesht ndyshojme sundues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *