• |
ide | kryesore

Emma Roberts bëhet nënë, zbulohet emri i bebit

-Instant, Paparazzi, Slider



Emma Robert dhe partneri i saj, aktori Garret Hedlund, kanë nisur një kapitull të ri. Burime për TMZ raportuan të hënën se aktorja e “American Horror Story” solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë.

Sipas burimeve, Emma solli në jetë djalin e tyre Rhodes më 27 dhjetor.

Emma dhe Garret janë bashkë prej pak kohësh. Zërat për marrëdhënien nisën fillimisht në mars të vitit 2019, kur u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Los Angeles. Asokohe, Emma u përfol edhe për ndarjen nga ish-i fejuari, Evan Peters, me të cilin ishte në një marrëdhënie që prej vitit 2012. Përsa i përket Hedlund, gjatë viteve 2011-2016, ai ishte i lidhur me Kirsten Dunst. Lajmi i shtatzënisë u zbulua nga e ëma e aktores, pa dijeninë e Emma-s. “Ishte e tmerrshme. Kur unë e pashë isha në avion, nuk munda të shkoj tek ajo për të folur ose për t’u zënë. Vetëm i çoja mesazhe në telefon dhe Instagram dhe i lutesha të ndalonte. Kur i thashë, “Mami çfarë bëre? Sapo zbulove shtatzëninë time”, s’e pranonte. Më tha, “Jo s’e bëra unë, e kishin publikuar në një tabloid!”– tha aktorja në Jimmy Kimmel Live, ku shtoi se i vetmi opsion ishte ta bllokonte në rrjete sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *