• |
ide | kryesore

Enver Hoxhaj për Bashën: E ke mbështetur Kosovën në të gjithë pozitat që ke qenë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PDK, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Tiranë zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mes të tjerash, Hoxhaj nuk kurseu vlerësimin për kryedemokratin Basha, duke shtuar se në të gjithë pozitat që ka pasur, ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës.

“Së treti, jemi dy shtete me dy kryeqytete por duhet ta kemi një qëndrim. Një qëndrim në raport me Gjykatën Speciale, një qëndrim në raport me raportet tona bilaterale Kosovë-Shqipëri dhe një qëndrim në raport me temat të cilat do t’i ketë Kosova në të ardhmen edhe sa i takon anëtarësimit në NATO edhe sa i takon anëtarësimit në OKB edhe sa i takon temës të liberalizimit të vizave ku zoti Basha deri tani në të gjitha kapacitetet që ka pas, të gjitha pozitat që ka pas ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës. Unë po ndalem këtu. Faleminderit kryetar”, tha Hoxhaj.

 



1 Comment

  1. Mesa duket Kosova e ka ndare mendjen per Ramen. Kam pershtypjen se te njejten gje bene edhe ne 2013, por ndryshimi eshte se kete radhe eshte bashkuar i gjithe spektri kunder Rames, ndersa kunder Berishes atehere ishte vetem Thaci me Albinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *