• |
ide | kryesore

Me kallashnikov e municion luftarak, arrestohet 54-vjeçari në Krujë

Arkiva, Planet



Policia e Krujës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke arrestuar një 54-vjeçar. Gjatë aksionit, është sekuestruar një armë zjarri automatik, 7 krehra dhe municion luftarak.

Policia jep detaje: 

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Sh., kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *