• |
ide | kryesore

Nainggolan kthehet tek Cagliari me vrer për Inter: “Nuk ma dhanë kurrë mundësinë”

-Instant, Sport



Radja Nainggolan po përgatitet të kthehet tek Cagliari. Lëndimi serioz i Rog i shtyu sardët të përshpejtonin kohët dhe kështu belgu fluturoi në Romë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për aftësi sportive para se të transferohej në Sardenjë për herë të tretë në karrierën e tij. “Unë jam i lumtur të kthehem në Cagliari, por nuk është zyrtare akoma. Ndjenjë keqardhje te Interi? Unë u vura në dispozicion, por nuk pata asnjë mundësi. Durim”, tha mesfushori belg pas mbërritjes së tij në Villa Stuart. Inter e shet mesfushorin në huazim deri në fund të sezonit aktual.

Nainggolan do vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Francesco në funksion të rinisjes së kampionatit, që të dielën pasdite do të shohë Cagliarin të zbresë në fushë kundër Napolit në Sardegna Arena.

Nga ana e tij, Inter shpreson që në fund të sezonit Ninja të blihet përfundimisht nga Cagliari, ndoshta duke e futur atë në një operacion merkato që përfshin ndonjë shkëmbim teknik. Përmenden emrat e të riut Riccardo Ladinetti, regjist i huazuar te Olbia, dhe mbi të gjitha ai i Alessio Cragno, i evidentuar si një pasardhës i mundshëm i Handanovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *