• |
ide | kryesore

Napoli i mbyll krahun e majtë Hysajt: investohet gjithçka tek Emerson Palmieri

-Instant, Sport



Rino Gattuso nuk e ka marrë ende dhuratën e tij të Vitit të Ri për Napolin e tij. De Laurentiis e Giuntoli janë duke vepruar për të sjellë në Castelvolturno Emerson Palmieri, një përforcim për krahun e majtë. Duhet gjetur një formulë për të bindur Chelsea të shesë mbrojtësin italo-brazilian që ishte disa herë pranë Inter të Antonio Conte. Vlerësimi për lojtarin është 10 milionë euro e idea është ajo për ta marrë në huazim, edhe pse në Londër duan ta shesin me titull përfundimtar.

Një situatë e tillë i mbyll kështu edhe krahun e majtë, ku Elseid Hysaj, kapiteni i kombëtares shqiptare, aktivizohet kohët e fundit nga Gattuso. Kështu, Napoli po e bën të qartë se nuk ka më vend për shkodranin, që në anën tjetër hedh sytë nga oferta e Romës. Menaxheri i përgjithshëm verdhekuq Tiago Pinto është kthyer të punojë për shqiptarin, që do të jetë lojtar i lirë me parametër zero në qershor.

Situatat edhe pse të komplikuara janë mjaft të qarta. Mes Romës e Hysajt kontaktet janë vendosur prej kohësh. Përpara përgjigjes negative të Napolit, akordi mes palëve për kalimin e 26 vjecarit tek verdhekuqtë ishte arritur. Në javët e kaluara tentativat e Napolit për të firmosur një rinovim me lojtarin shkuan huq e për këtë lojtari do të lirohet me kosto zero në qershor. Roma do të provojë të ofrojë një shpërblim për shoqërinë napoletane për të marrë kapitenin shqiptar nën urdhërat e Fonsecas, por në këto raste të negociosh me De Laurentiis nuk është e thjeshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *