• |
ide | kryesore

Në gjendje të dehur përplasi me makinë nënë e bijë në Fier, arrestohet shoferi 34 vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka arrestuar sot autorin e një aksidenti, të ndodhur dy ditë më parë në Fier, ku u përplasën nënë e bijë, 60 vjeçe dhe 33 vjeçe. Njëra prej të aksidentuarave ndërroi jetë në spital. Uniformat blu bëjnë me dje se kanë arrestuar shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital 60-vjeçarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.



1 Comment

  1. vetem kaq pak padi? Nuk u ngrit padi per vrasje? Ka shume rrezik qe te dali pas 2-3 vitesh (gjithmone nese perfundon ne burg…sepse duke paguar mund te dali edhe i pafajshem.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *