• |
ide | kryesore

Qëlluan me armë zjarri në ajër, arrestohen 2 persona në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Gajush të Lezhës. Dy të rinjtë kanë qëlluar në ajër dhe më pas janë larguar. Policia ka bërë identifikimin e tyre, duke vënë në pranga  R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së 19-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën dy të rinjtë e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij për të mos u gjetur. Ndërsa në banesën e 28-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *