• |
ide | kryesore

Rama premton fillimin e vaksinimit në janar. Sasitë dhe grafiku mister

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



I gjendur në tehun e kritikave se ndryshe nga vendet e tjera Ballkanike që tashmë e kanë filluar vaksinimin e popullsive të tyre, kryeministri Rama ka shpallur sot se edhe Shqipëria do të nisë në janar.  “Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar” ka shkruar ai në Twitter!

Lexo me tej:

 Diplomacia e vaksinës/ Vuçiç, furnizim nga Pfizer, Rama dhe të tjerët në pritje

Shqipëria nuk pa ndonjë dritë jeshile nga BE-ja për të marrë nga sasitë që ka kontraktuar Brukseli dhe as në rrugë të tjera.

Shumë vende në rajon patën si shpresë të vetme përfshirjen në sistemin COVAX, që në prillin e kaluar, i cili në sajë të kontributit financiar që pati dhënë secili u siguronte vaksinimin e deri në 20% të popullsisë. 

Duke dashur të japë idenë e liderit që po përpiqet të luftojë si në rrethim, Rama goditi edhe BE, për mungesën e ndihmës ndaj vendeve të rajonit.“I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt” shkroi ai.

Vendet e Ballkanit po garojnë për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, Shqipëria nuk është në listë

Por kryeministri, megjithëse ka folur për një tekst marrëveshjeje me Pfizer nuk ka përcaktuar se sa do të jetë sasia që do të mëbrrijë këtu, e kësaj vaksine që ka një çmim tepër të lartë (20 euro) dhe që do kushte super moderne të ruajtjes (deri – 70 gradë).

Ndërkohë që shtetet e zhvilluara jo vetëm kanë bërë transparente sasitë e vaksinave të kontraktuara, emrat e tyre, si dhe grafikët dhe kalendarët se si do të vaksionohet popullësia në bazë të moshës dhe riskut, Shqipëria në këtë pikë gjendet në errësirë të plotë. Frika është se mos ndodh ajo që bo bëjën shumë vende të varfra që marrin një numër të vogël vaksinash sa për ti përdorur për propagandë se vaksinimi filloi. 

Pasi, nëse vendet më të zhvilluara të BE-së kanë shpallur se popullsisë me moshë mestare do ti vijë radha në qershor – korrik, është vështirë të thuhet se kur do të kemi një vaksinim real dhe jo për shou të shqipëtarëve.

©Lapsi.al



20 Comments

    1. E kunderta – Rama eshte duke e shtruar rrugen per te kuruar shqiptaret me Propagande!
      Eshte nje vaksine e re prodhuar ne Surrel!
      or morr komunist

  1. Me siguri do mare ndonje sasi minimale 1000-3000 cope per te genjyer popullin dhe per te frymezuar ithtaret e tij dhe me kete do kaloje deri ne zgjedhje duke thene qe jam me i ?iri , njeshi.

  2. Kush sjell vaksinen per te larguar corona -rilindjen qe u ka vene shqelmin ne fyt shqiptareve

    do ti beje sherbimin me te madh qe mund ti behet ketij populli.

  3. Premtim fillimi vaksinimi ne janar dhe…Sasite dhe grafiku i vaksinimit mister ! Po patjeter se nuk do ju shpalos gjithe rrenat njeheresh, disa duhet ti zbuloni vete…

  4. Mos u merzitni per sasine e vaksinave,qofte edhe nje perqindje e vogel le te vaksinohet,bile as per muajin janar,qe mund te jete ndofta i viteve 21,22,po jo me vone se 2023.Rendesi ka se kussh do rroje dhe do e gezoje kete vaksine,qe mund te behet njelloj,si me lugen e florinjte te komunizmit.

  5. Te gjithe shpellkaret e cecenit salih karaxhic berisha ne rradhe per te bere vaksinen njelloj si u vendosin ne rralle per te paguar energjine dhe ujin qe kishin 25 vjet qe nuk paguanin,vaksinen per ju do te behet ne trurin tuaj o shpellkare,mos harroni supen eshte gati

  6. Lapsi dje na thate ter vendet e ballkanit e kane marre vaksinen vetem shqiperia jo

    Sot na thoni do e marre dhe shqiperia

    Mblidhni mendjen o fisqira se na cat karin

  7. Mos u dhiasni kot, ketu do jemi e do shohim dhe sa do vaksinohen, kur do vaksinohen e kriteret e perzgjedhjes vaksinimit.
    Do kemi rast te komentojme prap, kur nga fjalet per vaksinim te kalohet ne vepra. Do shohim a do kete sinqeritet qeveria e Rama ne krye te saj kete here apo do vijoje me huqin qe del me shpirtin te rrenave.

  8. Këtë gjë ua premtoj edhe qytetarëve shqiptarë, pse dinjiteti im dhe vlerat që më ushqejnë nuk më stepin në impenjimin tim politik.

    Nishani e ka nisur karrierën si shërbëtor i zjarrtë i dhunës, mbrojtës i dhunuesve dhe ndihmës i mjeshtrave të kurtheve të botës së cilës ai i përket gjenetikisht.

    Me individin në fjalë do të vijoj betejën nëpërmjet drejtësisë shqiptare, e cila duke e dënuar aktin qe ai kreu, do të dënojë shpifjen si mjet për të kontrolluar politikën shqiptare dhe për të mashtruar opinionin publik.O shpellkare ju qifte Bujari i enverit e salihut

  9. A e di pse? Pergjigja eshte shume e thjeshte. Sepse Rama eshte kryeministri me i keq qe ka patur ky vend, te pakten pas 1990. Sepse cdo premtim i Rames ka qene vetem ne 3D dhe asgje nuk ka realizuar. Ne fakt kjo fraza e fundit duhet korrigjuar, ka realizuar “miliardizimin” e vet dhe 5-6 njerezve te tij te afert. Per ta kuptuar se kur do vije vaksina ne vend duhet pare buxheti i shendetesise qe shkon i gjithi per PPP. Check upi, pavaresisht se sa persona e bejne, rimbursohet te pakten per 600 mije persona ne vit. Meqe per cdo person paguhen afro 30 euro, i bie qe me leket qe jane paguar per check upin per shtate vite dhe qe ka patur rezultat vetem ne mbushjen e xhepave te mbeses se Gogo Nushit dhe vete Naltgjatesise se tij, te ishin paguar afro 6 milione doza vaksina te Pfizer te cilat jane me te shtrenjtat. Atehere na e thuaj ti arsyen se pse nuk duhet share Rama

  10. E ka për ta bërë surprisë për vitin e Ri.Kur të bëhet ndrimi i viteve do ta deklarojë menjëherë sa e kur me anë të Ertv!!!!Do të jetë me vërtetë një surprizë e “këndëshme”!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *