• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 581 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



581 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit si dhe kanë humbur jetën 4 persona, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2,681 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (30 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 485
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2681

Testime totale 260,560
Raste pozitive 57,727
Raste të shëruara 33,185
Raste Aktive 23,368
Humbje jete 1174

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13432
Fier 1591
Shkodër 1300
Durrës 1220
Vlorë 1011
Korçë 948
Lezhë 884
Elbasan 877
Berat 784
Gjirokastër 491
Kukës 431
Dibër 399



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *