• |
ide | kryesore

Shqipëria dhuron 250 mijë euro ndaj Kroacisë për të përballuar dëmet e tërmetit

Arkiva



Shqipëria i dhuron 250 mijë euro Kroacisë për të përballuar dëmet e tërmetit të fortë që e goditi ditën e djeshme vendin.

Prej tërmetit u shkatërrua pothuajse gjysma e qytetit të Petrinjës, ku janë raportuar të lënduar dhe një viktimë deri tani.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

“Sapo u nënshkrua dekreti i Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinjës pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *