• |
ide | kryesore

Studimi/ 500 mijë njerëz mund ta kenë kaluar Covid-19 në Wuhan, 10 herë më shumë nga sa thotë Kina

-Instant, Arkiva, Planet



Gati 5 për qind e popullsisë së qytetit të Wuhanit në Kinë mund të jenë infektuar me koronavirus, tregon një studim i Qendrës kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Wuhani ka rreth 11 milionë banorë, gjë që sugjeron se gati 500,000 mund të kenë pasur virusin.

Nëse është e vërtetë, shifra është gati dhjetë herë më e lartë se numri i zyrtar i të infektuarve në Wuhan, prej 50,354 rastesh.

Rastet asimptomatike nuk llogariten në shifrat zyrtare të Kinës.

Studimi vjen përpara vizitës së një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë në Wuhan, për të hetuar origjinën e virusit.

Vizita do të realizohet në janar, pas disa muajsh negociata me Pekinin, i cili ka ngurruar të binte dakord për një hetim të pavarur.

Studimi i Qendrës kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka përdorur mostrat e 34,000 njerëzve në Vuhan, në provincën Hubei, Pekin, Shangai dhe katër provinca të tjera, shkruan Rel.

Studiuesit kanë gjetur një normë të prevalencës së antitrupave prej 4.43% në Vuhan dhe një normë të prevalencës prej 0.44% në provincën Hubei, ku ndodhet Vuhani.

Sipas studimit, vetëm dy njerëz kanë testuar pozitivisht për antitrupat midis 12,000 njerëzve të testuar jashtë Hubeit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *