• |
ide | kryesore

U refuzua për 30 vjet, ‘The Queen’s Gambit’ korr sukses

-Instant, Paparazzi, Slider



Bazuar te romani i Walter Tevis me të njëjtin emër, seriali “The Queen’s Gambit” ndjek historinë e gruaje në Amerikën e epokës së Luftës së Ftohtë, e cila bën emër me aftësitë e jashtëzakonshme në shah, një lojë e dominuar historikisht nga burrat. Fill pas transmetimit, seriali u bë nga me te ndjekurit në Netflix, u pa nga më shumë se 62 milionë njerëz në 63 vende te botës. Përpos kësaj, u mirëprit nga kritikët, u pa me admirim nga komuniteti i shahut dhe sigurisht rriti interesin e njerëzve për shahun. Gjithë ky sukses nuk qe aspak rastësor.

Në një intervistë me BBC News, producenti dhe skenaristi Allan Scott, i cili krijoi serialin së bashku me Scott Frank, tha se u deshën 30 vjet që “The Queen’s Gambit” të dilte në ekran. Scott ishte gati ta publikonte në fund të viteve 1980, por u refuzua. Shumë mendonin se tema nuk ishte e duhura sepse askujt nuk i interesonte shahu. Scott u shpeh se e shkroi skenarin 9 herë. “Kam kaluar kaq shumë kohë me ‘The Queen’s Gambit’, sa muajt e fundit jam zgjuar duke menduar për të,” tha producenti për The Sunday Post në nëntor. ”Isha i sëmurë me Covid dhe gjendesha në spital kur u transmetua në Netflix. Kur e pashë nga shtrati u hutova. Mendova se ishte një tjetër episod që ma kishin nisur për ta edituar.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *