• |
ide | kryesore

Video/ “Dy penallti që mungojnë, nuk është justifikim”: Hallaçi e ka me arbitrin

-Instant, Sport, Video



“Më vjen keq që pas ndeshjes me Partizanin vjen dhe kjo humbje që nuk e meritonim. Ishte e pa tolerueshme të pranohet kjo humbje. Duhet të pranojmë situatën, jemi profesionistë”. Rrahman Hallaci nuk e kalon dot humbjen e rëndë të pësuar nga skuadra e tij, në debutimin si trajner i parë i Kukësit. Tekniku kuksian mundohet të shpjegojë cfarë nuk funksionoi tek skuadra e tij (“po shfaqeshim keq me 3 mbrojtës dhe kaluam në 4 pastaj. Me vjen keq që një skuadër si Kukësi të pësojë këto humbje. Ne do i pranojmë vendimet e drejtuesve), por në mendje i vijnë vetëm dy penalltitë që Juxhin Xhaja, sipas tij, i mohoi të tijve.

“Vendimet e arbitrave? Nuk jam këtu për t’u justifikuar. Pjesa ime është diçka tjetër. Mund të na kishte dhënë penallti në minutën e 6-të, pasi ai ishte. Edhe rasti i Eze është penallti, nuk ka nevojë të diskutojmë këto raste. Arbitri ishte aty dhe kur e shikon që është ndërhyrje nga pas, është menjëherë penallti. Më vjen keq që nuk u dhanë”, ka thënë Hallaci.

Në minutën e 6 Hoxha prek topin me dorë brenda zonës, por Xhaja vazhdoi lojën, ashtu si edhe në të 75′ kur Kukësi protestoi fort pas pengimit brenda zonës të Eze. Ishte e qartë fanella e tërhequr nga Todorovskit dhe Eze, por përarbitrin gjithçka ishte e rregullt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *