• |
ide | kryesore

Video/ Xhaja i mohon dy penallti, Kukësi rrëzohet 0-3: tërbohen Blutë, që pësojnë 7 në dy ndeshjet e fundit

-Instant, F1, Sport, Video



Kura Hallaçi nuk ka funksionuar: Kukësi është në rënie të lirë dhe kundër Teutës del i mposhtur me rezultatin 0-3 në ndeshjen e fundit të javës së 12 dhe të fundit për vitin 2020. Kjo është humbja e dytë radhazi për Blutë (kanë pësuar 7 gola) e treta në katër javët e fundit (një barazim)e që lëvizja në pankinë nuk është se i ka zgjidhur problemet. Fiton Teuta, në ndeshjen e dytë në 12 javë që shënon tre gola në 90 minuta.

Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm për durrsakët e Edi Martinit, që ngjiten në vendin e dytë në fund të vitit dhe ende pa asnjë humbje në 12 ndeshje. 4 fitore dhe 8 barazime për bregdetarët, që këtë herë iu falën golave të Emiljano Vilës, Bregut dhe Lorenco Vilës.

Një humbje e rëndë në debutimin si trajner i parë i Rrahman Hallaçit, me skuadrën që shfaqi të njëjtat simptoma si në 4-2 me Partizanin, që ishte ndeshja e fundit në detyrë e Skënder Gegës. Kukësi nuk zhgënjeu në lojë, por në rezultat dhe për këtë blutë fajësuan arbitrin Juxhin Xhaja, për 2 penallti të padhëna, të cilat janë të destinuara të prodhojnë polemika.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *