• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në Kurbin/ Prokuroria merr të pandehur 4 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në Laç, duke marrë të pandehur 4 persona.

Sipas prokurorisë është e vërtetuar që Eduard Lamaj, Ilir Xhepaj, Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në bashkëpunim kanë vrarë me breshëri plumbash Gjergjin dhe Likën brenda hotelit.

Megjithatë Prokuroria thotë se nuk ka një motiv pse këta persona kanë kryer atentatin, pasi nga verifikimet, as vetë të pandehurit dhe as familjarët e tyre skanë pasur konflikte të hapura me dy viktimat.

Gjithashtu prokuroria ka rrëzuar edhe pretendimin e Eduard Lamajt, se vrasja u krye pasi kishin shkuar të dëmtonin hotelin.

Prokuroria thotë në kërkesën për gjykim që nuk ka rezultuar asnjë konflikt me pronarin e hotelit dhe se plani për vrasjen ishte i mirëorganizuar.

Prokuroria ka një sërë pamjesh filmike dhe dëshmi të vetë protagonistëve ku mbështet të gjithë skemën e vrasjes dhe kërkon në gjykatë marrjen e 4 personave si të pandehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *