• |
ide | kryesore

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Shullazin dhe dy të tjerët

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg dhënë nga shkalla e parë për Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin, të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.


Avokati i Lul Berishës dhe Indrit Rusit, Detar Hysi, shprehet nuk do të flasë për mediat për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë, për këtë ngjarje në Kosovë është arrestuar edhe Indrit Taullau, ndërsa në dubai si i impikuar në këto dy vrasje u arrestua Plarent Dervishaj. I vetmi person që ështe ne kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha, i cili ishte larguar nga Shqipëria disa ditë para se të lëshohej urdhërarresti.


PJESË NGA DOSJA

Deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, janë bërë akoma më bindëse për organin e akuzës edhe nga informacionet policore, të cilat kanë referuar si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasin Emiljano Shullazi.

Shkresa, datë 9 nëntor 2005, e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndër të tjera, njofton se nisur nga disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në familjen Lamaj të paraqitura më poshtë: Në datë 15 tetor 2004, rreth orës 23:15, në vendin e quajtur L. 10, rr. “Luigj Gurakuqi” te shkallët e televizionit “Arbëria”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatik shtetasin Vajdin Lamaj, Xh. N. dhe A. Ç., ku kanë mbetur të plagosur shtetasit Vajdin Lamaj dhe Xh. N.

Në datë 27 shkurt 2005 rreth orës 24:00 në lagjen Dervish Hima në Kullën e pallatit nr. 3, pas stadiumit ‘Qemal Stafa’, në kohën që shtetasi Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi kanë qenë duke u ngjitur me ashensor për në banesë në katin e pestë, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse i vendosur në ashensor dhe për pasojë janë vrarë këta shtetas.

Në datë 1 tetor 2005 në orën 02:30 në një lokal në këtë zonë, katër persona të paidentifikuar të armatosur dhe pjesërisht të maskuar lëvizin me një automjet, dy nga këta persona kanë marrë me vete dy bidonë të mbushur me lëndë djegëse dhe futen në lokal duke hedhur lëndën djegëse me qëllim për ta djegur.

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura, rezulton që të jetë si një ndër autorët e dyshuar edhe i hetuari Emiljano Shullazi. Në kuadër të këtyre dyshimeve, Drejtoria e Policisë Tiranë, ndër të tjera ka informuar se nga përgjimi telefonik i numrit 069****495, i disponuar nga P. H., rezulton zhvillimi i një bisede me interes hetimi me numrin 069*****876 që mund të disponohej nga i dyshuari Emiljano Shullazi.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu