• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë/ Avdullah Hoti kandidat për kryeministër nga LDK

Arkiva



Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që nënkryetari i kësaj partie Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.

Hoti do të garojë në këto zgjedhje kundër Enver Hoxhaj të PDK-së, ndërsa partitë tjera ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për kryeministër.

Vetëvendosje thotë se është duke pritur për aktgjykimin e Kushtetueses në mënyrë që Albin Kurti të nominohet për kryeministër.

AAK-ja ndërkaq ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë vetëm bartës i listës e jo kandidat. Edhe ky subjekt pritet që të garojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nisma e Fatmir Limajt ndërkaq ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë me PDK-në.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *