• |
ide | kryesore

Ant Anstead flet pas ndarjes nga Christina: Nuk ishte vendimi im

-Instant, Paparazzi, Slider



Ant Anstead ka folur haptazi në lidhje me ndarjen nga partnerja e tij, Christina Anstead.

Lajmi për ndarjen e tyre u njoftua në shtator në një postim që ka bërë ylli televiziv në llogarinë e saj personale.

Rreth një javë më vonë, Ant bëri një reagim për divorcin duke shtuar, “Unë kurrë nuk kam hequr dorë nga ne. Unë lutem që vendimi i Christina t’i sjellë asaj lumturi”. Komenti ka bërë që fansat të besojnë se ndarja ishte vendimi i Christina – dhe Anstead tani i ka konfirmuar ato teori.

“Unë mendoj se të gjithë e dimë që ky nuk ishte vendimi im”, ka thënë ai për revistën People. “Me të vërtetë më goditi shumë”.

Ylli i “Wheeler Dealers” tha se është i njohur si dikush që i jep veten ‘plotësisht’ atyre që i do dhe shpjegoi se ‘kishte shumë dashuri për Christina’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *