• |
ide | kryesore

Beteja e ekraneve/ Çfarë ofrojnë televizionet për darkën e ndërrimit të viteve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Paparazzi

Për shkak të pandemisë, fundi i këtij viti nuk ka shumë alternativa për të shfrytëzuar ditët e pushimit të festave. Thuajse të gjithë do të jemi mbyllur në shtëpi natën e ndërrimit të viteve. Me mbylljen e lokaleve, të restoranteve dhe të kufinjve, darka do të jetë më tradicionale se kurrë dhe sado vëmëndje të marrë ekrani i celularit, prap ai i televiziorit ka rëndësinë e vet.

Pikërisht për natën e ndërrimit të viteve, televizionet tentojnë të bëjnë më të mirën, duke qenë se shikuesi është aty dhe shikueshmëria duhet të jetë maksimale. Televizioni Publik RTSH do të sjellë një programacion të dedikuar për natën e ndërrimit të viteve me titullin “Urimi i Bardhë” me humor, muzikë dhe personazhe të njohur të skenës, me autorësinë e Altin Bashës.


Ndërkohë Televizioni Klan dhe Top Channel, këtë vit do të joshin shikuesit me komedianët e tyre. Natën e ndërrimit të viteve, Klan i ka lënë hapësirë Klanifornia-s, ndërsa në anën tjetër si çdo 31 dhjetor do të jetë në transmetim një maratonë e Portokallisë. Skeçe, batuta dhe të qeshura këtë të enjte, sikur të ishte e dielë.

Një natë me humor, muzikë dhe valle premton edhe Vizion Plus që në orët festive do të shndërrohet në Vizion Pozitiv. Nën drejtimin e Bledar Laços, Vizon thotë se do ta mbyllë “siç duhet kapitullin e vështirë të 2020-ës, me atë që duam më shumë në momente festive, muzikën”.

Ndryshe do të jetë këtë vit edhe Abc, që është zhveshur nga “news” dhe kërkon shikueshmërinë përmes shfaqjeve argëtuese. Nata e 31 dhjetorit në këtë televizion do t’i përkasë Soiree, emisionit që transmetohej dikur në Top Channel dhe që do të ketë të ftuar vetë punonjësit e ekranit në fjalë.

Televizionet informative normalisht “hapin krahun” përgjatë orëve festive. Natyrshëm, janë të paktë ata që tërhiqen nga statistikat, përmbledhjet e fundvitit apo analizat me tone dramatike. Por të mos harrojmë se 2020 ishte një vit i paparashikueshëm. Dhe nuk ka mbruar ende.©Lapsi.al

10 Comments

  1. Gezuar 2021 te gjithe Shqiptareve anembane ku ndoshen !
    Qofte nje vit i gezuar dhe pa siklete per ju dhe familjet tuaja !

    1. Gjynah qe humben estradat e rretheve. Finesa shkodrane, parodia vlonjate, lezeti korçar! Gjynah! Ishte vlere e rralle!

  2. Programet e tv shqiptare te Vitit te ri jane prostitucion moral. Me ne krye RTSH.
    Turp dhe gjynah.
    Marrin me qafe njerezit.
    Permbajtja ideore verbale dhe te imazhit ishte destruktive per ndergjegjshmerine.
    Nje kanal kosovar qe rastisi telekomanda, befasoheshe nga cilesia.

  3. Edhe pse të paktë janë ata që habiten nga ato që thotë Basha, lajmi i keq është që ai e nisi 2021-shin aty ku e la në 2020-ën. Ai deklaroi sot se vaksina që i duhet Shqipërisë është largimi i Ramës. Basha sot nxinte nga fakti që Rama kishte siguruar në SHBA 500 mijë vaksina dhe nuk kishte shkuar për piknik sic ai e kishte sulmuar. Xhelozia dhe urrejtja që Basha dhe LSI kanë ndaj cdo lajmi të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ka verbuar deri në pikën që nuk dinë të ndajnë logjikën nga politika e ditës

  4. U kenoqem me koncertin e Gianni Morandit 5 ore ke Raiuno. Alegri e vertete jo po me pa pordht e ktyne hajnave e drogaxhijve

  5. U kenaqem nuk kishim nevoje per te patur mish ne tryezat tona se na dhane boll ekranet e TV , ne menyre te vecante Top chanel e klan. Turp lakuriqesi ne ekrane tv . Keto stacione bene gara se kush prej tyre do reklamonte femren me te zhveshur

  6. Gjynah qe humben estradat e rretheve. Finesa shkodrane, parodia vlonjate, lezeti korçar! Gjynah! Ishte vlere e rralle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu