• |
ide | kryesore

Festa e Vitit të Ri e Neymar nën hetimin e Prokurorisë: vendimi pas “shumë denoncimesh”

-Instant, F1, Sport



Drejtësia braziliane ka hapur një hetim mbi festën e Vitit të Ri të organizuar nga Neymar në vilën e tij në bregdetin e Rio de Janeiro, pavarësisht nga ndalimet e vendosura për shkak të luftës kundër Covid-19. Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit. Stafi i sulmuesit brazilian të PSG-së i mohoi akuzat, ashtu si bëri edhe agjensia që organizoi festën: “Të ftuarit janë vetëm 150 dhe jo 500 siç raportohet nga shtypi. Ngjarja do të zhvillohet në respekt të të gjithë normave shëndetësore të vendosura nga enetet publike “.

Prokurori i Rios deklaroi në një komunikatë se ka hapur një hetim pasi kishte marrë “disa denoncime, bazuar në informacionin e zbuluar nga shtypi, në lidhje me ngjarjet e organizuara nga lojtari Neymar”. Ai kërkoi nga ylli i Seleção, për të dhënë detaje “urgjente” mbi “numrin e mysafirëve, organizimin e festës dhe çdo masë shëndetësore të marrë”. Ngjarja, me 150 (sipas Neymar) ose 500 (sipas medias) të ftuar, ka krijuar shumë kritika.

Ekspertët rekomandojnë kufizimin e kontakteve për të parandaluar përshkallëzimin e pandemisë, e cila tashmë i ka marrë jetën gati 194,000 njerëz në Brazil. Por ligjërisht, shteti i Rio de Janeiro nuk ndalon festat në rezidencat private dhe komuna e Mangaratiba ka pranuar se “nuk ka fuqinë” për të ndërhyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *