• |
ide | kryesore

Fishekzjarrë dhe lëndë me fuqi të lartë shpërthyese/ Procedohet në Lushnje një 26-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Kontrollet në të gjithë vendin për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve kanë vijuar.

Si rezultat i kontrolleve të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë konstatuar një shtetas në tregun e fshatit Kritje, Lushnjë, duke tregtuar një sasi lëndësh piroteknike të rrezikshme për jetën e qytetarëve, në rast përdorimi nga fëmijët apo personat e paautorizuar për përdorimin e tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht tregtuesin e këtyre lëndëve, shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *