• |
ide | kryesore

Merkel: Pandemia është ‘detyra e shekullit’, jemi duke kaluar ditë të vështira

Arkiva



Kancelarja gjermane, Angela Merkel në fjalimin për Vitin e Ri thekson se këto janë kohë të vështira për Gjermaninë. Ajo bën thirrje për solidaritet në luftë kundër virusit dhe e quan pandeminë “detyrë të shekullit”.

Në fjalimin  me rastin e Vitit të Ri, me gjasë fjalimi i fundit për këtë rast, kancelarja gjermane, Angela Merkel,  ka pranuar, se këto kohë janë të vështira për Gjermaninë. “Këto ditë dhe javë, nuk ka asgjë për të zbukuruar janë kohë të vështira për vendin tonë. Dhe do të jetë kështu për një periudhë, tha Merkel në fjalimin e publikuar paraprakisht. “Në 2020-n erdhi tek ne diçka, të cilën bota nuk e kishte llogaritur. Një virus, deri më atëherë i panjohur depërton në trupat tanë, në jetët tona. Ai na godet aty, tek më njerëzorja: në kontaktin e ngushtë, në përqafime, në festime.”

Pandemia e Coronës dhe përballimi i saj sipas fjalëve të Merkelit paraqet “detyrën e shekullit në anën politike, shoqërore dhe ekonomike.” Në fjalimin tradicional, Merkel i falënderoi qytetarët për besimin dhe durimin e tyre. Kancelarja kujtoi edhe viktimat e pandemisë, e megjithë shpresën për vaksinimin u shpreh për durim dhe qëndrueshmëri. “Për një kohë të caktuar do të varet nga ne, se si do të dalim nga kjo pandemi. Dimri është dhe mbetet i vështirë.” Gjithsecili do duhet të japë kontributin e tij për zbutjen e pandemisë. “Ne e dimë, se çfarë mund t’i kundërvemë virusit. Krahas vaksinës, mjetin më efektiv e kemi në dorë, duke respektuar rregullat, çdonjëra e çdonjëri prej nesh.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *