• |
ide | kryesore

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Meta firmos shkarkimin e Ramës si ministër, dekreton Xhaçkën dhe Peleshin

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe atë të Olta Xhaçkës  nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po ashtu kreu i shtetit, ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Përpara dy ditësh, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në kabinetin qeveritar, duke vendosur Olta Xhaçkën si ministre e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi  si ministër i Mbrojtjes.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *