• |
ide | kryesore

Zaniolo lidhet me modelen rumune, ish-e fejuara është shtatzënë: “Do marr përgjegjësitë e mia”

-Instant, Sport



Një moment i ndryshimeve të mëdha në jetën private të Nicolò Zaniolo. Dashuria e re me modelen dhe aktoren Madalina Ghenea por jo vetëm. Mesfushori i Romës në fakt do të bëhet baba: ish e dashura e tij Sara po pret një fëmijë: “Edhe pse nuk jam më partneri i tij, unë do të marr të gjitha përgjegjësitë si baba – deklaroi lojtari – Historia me Sara ka mbaruar prej ca kohësh tani. Ndoshta si ishte normale për moshën tonë, duke jetuar së bashku e kuptuam se nuk ishim më mirë”.

Madalina Ghenea

Lojtari verdhekuq ka vazhduar shpjegimin, mbi një situatë tepër delikate e që ndoshta nuk e kishte menduar se gjërat do të rridhnin kështu: “Ne kemi ëndërruar për një familje së bashku ndonjëherë, nuk e mohoj, por më pas gjërat shkuan ndryshe dhe kur ajo më komunikoi shtatzëninë isha shumë i sinqertë kur i thashë se nuk ndihesha gati për një angazhim të tillë, mbi të gjitha sepse nuk ishim më mirë, por ajo vendosi të vazhdojë. Një zgjedhje që unë e respektoj – rrëfeu Zaniolo për Gazzetta dello Sport – Me këtë shpresoj që të gjitha thashethemet për jetën time private të marrin fund dhe të kthehemi të flasim vetëm për mua si futbollist. Për qetësinë e gjithësecilit”.

Madalina Ghenea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *