• |
ide | kryesore

Britania i jep fund disa rregullave të BE, ekonomia hyn në një fazë të re

-Instant, Lajme, Planet



Një epokë e re ka filluar për Mbreterinë e Bashkuar, pas zyrtarizimit të divorcit me Bashkimin Europian. Mbretëria e Bashkuar i dha fund ndjekjes së rregullave të unionit, rregulla të cilat u zevendësuan me ato të Londrës.

Kryeministri Boris Johnson deklaroi se Britania e Madhe kishte rimarrë lirinë në duart e saj dhe mundësine për t’i bërë gjërat ndryshe dhe më mirë. Por, ministrat e kabinetit të tij kanë paralajmëruar se parashikohet se do të ketë disa vonesa në ditët dhe javët e ardhshme, ndërsa rregullat e reja shtrihen dhe firmat britanike që tregtojnë me BE-në përballen me ndryshimet. Ndërsa kontrollet e para doganore përfunduan pas mesnatës, zëdhënësi i Eurotunnel John Keefe tha se gjithçka shkoi mirë, gjithçka po funksionon ashtu siç ishte para orës 11:00.

Sipas rregullave të reja, prodhuesit në MB do të kenë akses pa tarifa në tregun e brendshëm të BE, që do të thotë se nuk do të ketë taksa importi për mallrat që kalojnë midis Britanisë dhe BE-së.

 

 

Por, kjo do të thotë më shumë dokumente për bizneset dhe njerëzit që udhëtojnë në vendet e BE, ndërsa ka ende paqartësi se çfarë do të ndodhë me bankat dhe shërbimet, të cilat janë një pjesë kryesore e ekonomisë së MB. Britanie e Madhe dhe Spanja gjithashtu kanë arritur një marrëveshje, që do të thotë se kufiri midis Gjibraltarit dhe Spanjës do të mbetet i hapur.

Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga blloku politik dhe ekonomik me 27 anëtarë në 31 Janar, tre vjet e gjysmë pasi publiku i Mbretërisë së Bashkuar votoi për t’u larguar në referendumin e Brexit 2016. Por vendi ka vijuar te funksionoje sipas rregullave te tregtisë së BE për 11 muajt e fundit, ndërsa të dy palët negociuan partneritetin e tyre të ardhshëm ekonomik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *