• |
ide | kryesore

COVID-19/ Në Itali shënohen 22.211 raste të reja dhe 462 viktima në 24 orët e fundit

Arkiva, Planet



Në Itali gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar 22,211 persona me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 462 persona. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe i viktimave si pasojë e koronavirusit ka rënë, pasi dje janë shënuar 23,477 raste të reja dhe 555 viktima.

Numri total i infektimeve ka shkuar 2,129,376, ndërkohë që numri i viktimave është 74,621 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria italiane, në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, duke futur të gjithë vendin në një zonë e kuqe, me qëllim shmangien e një vale të tretë të infektimeve e cila do të zgjasë deri më datë 6 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *